Kukës, plagoset me thikë 24-vjeçari, shkak një grindje
Një grindje për motive banale i ka rrezkuar jetën një të riu nga Kukësi. 24 vjeçari Jetmir Bajraktari është goditur me thikë në këmbë duke i shkaktuar hemoragji.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës në lagjen numër 4 të qytetit të Kukësit. I riu është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Kukësit por gjendja e rëndë ka detyruar mjekët që ta nisin drejt spitalit Ushtarak për të marrë një mjekim më të specializuar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka bërë edhe kqyrjen e provave si dhe ka mundur që të identifikojë edhe autorin e plagosjes por emri i tij nuk është bërë i ditur për arsye hetimore.
Blutë e Kukësit po punojnë për të zbardhur arsyet e kësaj grindjeje e cila më pas degjeneroi deri në plagosjen e të riut .