E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ka asnjë datë për projektet e integrimit, por vetëm fjalë”

15-09-2013 / Gazeta 55

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu

Tek programi i qeverisë nuk deklarohet asnjë politikë përshpejtuese për procesin e integrimit", deklaroi dje në Kuvend, deputetja e PD-së, Majlinda Bregu. Në seancën plenare për programin qeverisës, 2013-2017, ish-ministrja e Integrimit theksoi se qeveria e majtë ka kopjuar programin integrues dhe në të ka vetëm fjalë. “Në këtë program prej 80 faqesh, nga të cilat 20 janë foto të ministrave, 14 janë vetëm faqe dekorative, ku Rilindje kanë pësuar vetëm simbolet kombëtare. Por këtu nuk shoh asnjë datë, asnjë ditë, asnjë shifër përveç fjalëve”, theksoi ajo. Deputetja e opozitës akuzoi Ramën se “u hoqe shqiptarëve mundësinë e miliona eurove”, ndërsa tha se  “marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE do të jenë përparësitë e politikës sonë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›