E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Programi qeverisës Rama është plagjiaturë

15-09-2013 / Gazeta 55

Ish-ministri i Drejtësisë

Deputeti i Partisë Demokratike, ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, akuzoi kryeministrin e ri Edi Rama dhe qeverinë e tij, se programi qeverisës që po diskutohet në seancën e djeshme plenare, është plagjiaturë. Sipas tij, pjesë e këtij programi janë një sërë prioritetesh dhe strategjish, të cilat realisht janë përmbushur nga qeveria e djathtë gjatë dy mandateve. “Nuk njeh realitetin, sepse 80% nga ato që ju thua dhe premton shqiptarëve në këtë program te shkruar, jane realizuar. U shkruan shqiptarëve se do të bësh dixhitalizimin e gjykatave, por ajo ka mbaruar në fillim të këtij viti dhe është inauguruar edhe me partneret ndërkombëtarë. Thoni se do të bëni dixhitalizimin audio, por ai është financim i USAID-it, është duke  përfunduar. Ju po u thoni shqiptarëve se do të bëni reformimin e ZRPP-së, hipotekave dhe do të krijoni regjistrin elektronik, i cili përfundon pas 2 muajsh me financim të Bankës Botërore. U thoni shqiptarëve se do të nxisni përmbarimin për të përshpejtuar çështjet, por ato ekzekutohen po aq shpejt sa në vendet e BE-së sot me përmbarimin privat.U thoni shqiptarëve se do të ndërmerrni paketë ligjore për disa Institute si KP Penale dhe KLD apo Gjykatë Kushtuese, por ato kanë përfunduar një pjesë me partnerët ndërkombëtarë dhe disa të tjera janë në programin e Ministrisë së Drejtësisë për këto muaj”.Halimi shprehu mungesë besimi edhe në premtimin e Kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, pasi, sipas tij, "Bashkia e Tiranës, në kohën kur drejtohej nga Edi Rama, ishte institucioni më i korruptuar". Deputeti Halimi, në fjalën e tij, referuar programit qeverisës, gjithashtu shtroi pyetjen se “kur do të fillojë dhënia e tapive siç u premtua, dëmshpërblimi i të përndjekurve, etj”. Ndërsa përpjekjet e Ramës për të nxirë, siç u shpreh ai, çdo arritje të qeverisjes së djathtë, nuk janë gjë tjetër veçse alibi për t’ju shmangur premtimeve të bëra prej tij”

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›