E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, qëllohet me armë sekretari i komunës Gjinaj

Qëllohet me armë në rrethana ende të paqarta sekretari i këshillit të komunës Gjinaj në Kukës.
 

Naim Bytyçi është plagosur me armë nga persona ende të identifikuar pranë zyrave të komunës në momentin kur ishte duke hyrë në godinë.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe si pasojë gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
 

Nuk dihen ende shkaqet apo autorët e ngjarjes ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›