E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, plagoset me armë një person, në kërkim autori

Një plagosje me armë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Peshkopisë. Hekuran Kullani është plagosur me armë nga Alti Nikollari i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
 

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe shtetasit Hekuran Kullani.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›