Kukes reshjet e dendura shtohen prurjet ne Drin

Rajoni i verilindjes se Shqiperise Kosova dhe perendimi i Maqedonise jane perfshi nga reshjet e shiut te cilat ndonese me nderprerje po vazhdojne prej disa ditesh.
Sipas burimeve zyrtare te sherbimit sinoptik te forcave ajrore ne Kukes mesohet se gjate 24 oreve te fundit kane rene rreth 16 mm shi ndersa moti i paqendrueshem dhe me reshje do te vijoje edhe ditet ne vazhdim.
Reshjet e dendura kane rritur nivelin e prurjeve ne lumin Drin dhe ne lumenjte e tjere.
Sasia mesatare e prurjeve ne kaskaden e Hidrocentralit te Fierzes llogaritet ne me shume se 850-900 metra kub ne sekonde nje sasi mjaft e madhe per mesataren e stines.
Ndersa niveli i hidrocentralit ndodhet ne kuoten rreth 287 metra mbi nivelin e detit.
Nga burime te mirinformuara mesohet se hidrocentrali i Fierzes po punon me kapacitet te plote me kater turbina te cilat konsumojne te pakten rreth 700 metra kub uje ne sekonde.