E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxjerrja e inerteve banoret perplasen me firmen private

Shfrytezimi i bregut te lumit Osum ne Rrethin e Beratit per nxjerrjen e inerteve ka gerryer krejtesisht tokat bujqesore ne nje fshat te ketij rrethi nderkohe qe fermeret pasi kane ngritur shume here kete shqetesim jane perplasur dje me punonjesin e firmes private cka ka bere qe te nderhyje edhe policia.

Jane banoret e fshatit Veterik ne Komunen Velabisht te cilet ankohen se tashme nuk kane asnje mundesi per te mbijetuar pasi prona e vetme qe kane qe eshte toka bujqesore po gerryet nga lumi si pasoje e shfrytezimit pa kriter te inerteve nga ana e nje firme private qe punon ne kete zone.

Banoret e fshatit ankohen se ka me teper se dy vjet qe nje firme private e nxjerrjes dhe perpunimit te inerteve vepron ne kete zone ne breg te lumit Osum ku ndodhen dhe tokat e tyre.

Si pasoje e punes se vazhdueshme ne cdo periudhe te vitit per nxjerrjen e inerteve lumi ka devijuar shtrirjen e tij duke perfshire dhe tokat e tyre bujqesore.

Alarmin e kane dhene prej kohesh 100 banoret e fshatit Velabisht te cilet deklarojne rreth kater hektare toke bujqesore tashme te perfshire krejtesisht nga lumi.

Banoret ankohen se tokat e tyre bujqesore se bashku me te mbjellat nga dita ne dite perfshihen nga lumi duke dale jane perdorimit.

Per kete problem banoret shprehen se e kane ngritur zerin shume here ne Komunen e Velabishtit dhe prane Prefektures se Beratit duke kerkuar ndalimin e punes nga firma per nxjerrjen e inerteve por deri me tani nuk eshte marre asnje mase.

Te irrituar dje banoret e fshatit jane konfliktuar me punonjesin e firmes private qe ka vazhduar punen me nje mjet per nxjerrjen e zhavorrit.

Ata shprehen se i kerkuan punonjesit te firmes ndalimin e punes per nxjerrjen e inerteve pasi gerryerja e lumit ka perfshire dhe tokat bujqesore por sipas tyre punonjesi ka vazhduar punen.

Ne vendin e ngjarjes ka shkuar inspektori i policise se zones i cili ka kerkuar ndihmen e uniformave blu qe kane mberritur menjehere ne fshatin Veterik dhe kane shoqeruar ne komisariat disa banore qe jane marre ne pyetje per kete konflikt.

Vetem pas mberritjes se uniformave blu ne fshatin Vetrik punonjesi i firmes se nxjerrjes se inerteve eshte larguar nga bregu i lumit duke nderprere punen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›