Tirane banoret ne proteste Nuk kemi prej vitesh uje te pijshem
TIRAN-Banoret e Unazes se Re ne Tirane kane bllokuar rrugen ne shenje proteste per mungesene vazhdueshme te ujit te pijshem.
Dhjetera banore te nje blloku pallatesh ne kete zone shprehen se ujesjellesi tregohet neglizhent ndaj shqetesimit te tyre te vazhdueshem.
Ata thone se prej vitesh nuk furnizohen me uje te pijshem nderkohe qe ne mungese te tij konsumojne uje pusi i cili nuk eshte fare i sigurte.
Sipas banoreve nje gjendje e tille mund te pasohet me rrezik per shendetin pasi uji i pusit mund te sjelle infeksione dhe semundje te ndryshme.
Ne protesten e paradites se sotme ka qene i pranishem edhe deputeti i PS-se Sajmir Tahiri nderkohe qe ne vend kane shkuar edhe forca policie.