E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihet per te dashuren plagoset 19-vjecari

Kater persona jane arrestuar nga policia pasi kane plagosur me pistolete nje 19-vjecar. Behet fjale per nje konflikt te ndodhur dy dite me pare ne Vore te Tiranes kur dy grupe te rinjsh jane zene mes tyre per nje femer.

Sipas te dhenave policore te kryeqytetit nga ky konflikt ka mbetur i plagosur Erdi Koni 19 vjec i cili ka marre plage me plumb pistolete ne kofshe.

Plumbi ka prekur arterie dhe gjendja e tij eshte tejet e rende nderkohe qe vazhdon kurimin intensiv ne Spitalin Ushtarak.

Nderkaq policia ka vene ne pranga kater autoret e ngjarjes. Sipas te dhenave jane arrestuar Kristian Pjetri Afrim Noci Gjergj Myftari dhe Mark Kola.

Nga policia mesohet se Pjetri eshte ai qe ka qelluar me pistolete ndersa tre te tjeret kane goditur shoket e 19-vjecarit me mjete te forta.

Me tej u sqarua se nje prej dy rivaleve kishte qene i lidhur me nje vajze e cila pas ndarjes me te parin eshte lidhur me tjetrin.

Keshtu ata kane filluar te ofendojne njeri-tjetrin ne internet dhe me pas jane perplasur me arme duke shkaktuar kete ngjarje te rende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›