E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, riparohet defekti në rrjetin energjetik

Një defekt në linjën e transmetimit të energjisë shkaktoi errësirë totale në Kukës dhe në Has.

Mësohet se erërat e forta shkaktuan shkëputjen e telave të tensionit të lartë në fshatin Dardhë të Pukës rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Por, me ndërhyrjen e brigadave të riparimit të linjave të tensionit të lartë të ardhur nga Tiranë, u arrit që defekti të riparohej, ndërsa orët e pasdites u rikthye energjia.

Defektet në linjën e tensionit të lartë që kalon përmes Qafës së Malit janë mjaft të rralla, por riparimi i tyre është mjaft i vështirë për shkak të  vështirësive të terrenit. /Start/

                                                                                             2011-12-12 15:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›