E Diel, 1 Nëntor 2026

Strategji kundër dhunës në familje 2011-2015

Takimi drejtohej nga Zv/Ministrja Filloreta Kodra, e cila prezantoi prioritetet e MPÇSSHB për çështjet e barazisë gjinore dhe dhunës në familje.

Në takim u diskutua rreth procesit të Kostimit të Srategjisë për vitet 2011-2015 si dhe u paraqit Plani i aktiviteteve për vitin 2012 si nga MPÇSSHB, ashtu edhe prioritetet e donatorëve për vitin në vazhdim.

Plani i Kostimit të Strategjisë është përgatitur nga një eksperte e fushës akademike me mbështejen  UN ËOMEN, brenda Programit Një OKB “Për barazinë gjinore në Shqipëri”. 

Strategjia Kombëtare e Barazise Gjinore, Reduktimit të Dhunës me baze gjinore dhe Dhunës në Familje 2011-2015, miratuar në qershor të këtij viti, është fokusuar në 4 Qëllime Strategjike si më poshtë: mekanizmat ligjore dhe institucionale që sigurojnë barazine gjinore ne Shqipëri; barazia gjinore në vendimarrje; fuqizimi ekonomik i grave për arritjen e barazisë gjinore dhe reduktimi i dhunës me bazë gjinore.

Nisma e MPÇSSHB për të bërë kostimin e Strategjisë u mirëprit nga të gjithë donatorët, sepse përcaktoi shpenzimet për të gjitha aktivitetet e Planit të Veprimit, bazuar në analizat dhe informacionet e marra edhe nga institucionet e tjera të përfshira në këtë strategji ndërsektoriale. Plani i Veprimit përbëhet nga 14 objektiva specifike dhe 113 aktivitete, të cilat do të kontribuojnë në arritjen e Qëllimeve Prioritare Strategjike gjatë implementimit të saj 2011-2015. Burimet financiare do të jenë nga buxheti i shtetit, buxheti i njësive të qeverisjes vendore dhe fonde të siguruara nga donatorët.

Donatorët theksuan se çështjete e barazisë gjinore janë çështje ndërsektoriale dhe paraqitën prioritetet e tyre, duke shprehur mbështetjen për bashkëpunimin e ngushtë midis tyre dhe institucioneve shqiptare për përmbushjen e qëllimit të përbashkët. /Start/

                                                                                             2011-12-12 15:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›