Shifra alarmante të përdorimit të drogës

Deri më tani, numri i atyre që përdorin lloje të ndryshme droga kap shifrën e 40 mijë deri në 60 mijë, megjithëse jo të gjithë e deklarojnë përdorimin e këtyre substancave. Madje, ky numër vazhdon të rriten edhe më.
“Ashtu si në çdo vend të botës, përdorimi dhe abuzimi me substancat ilegale është një fakt i pamohueshëm dhe numri i përdoruesve të drogës është në rritje. Llogaritet që në vendin tonë janë rreth 40.000 – 60.000 përdorues të drogave ilegale, ku droga më e përdorur rezulton marijuana dhe më pas vijne heroina, kokaina apo droga të tjera”, ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.
Droga e përdorur më së shumti është ajo e kanabisit, ku veçanërisht përdorim të gjerë ka në shkollat e mesme. Gjithashtu, përdorim të gjerë ka edhe heroina (tymosje, injektim, e përzierë, shkëmbim shiringash, më shumë injektim), kokaina (tymosje), si dhe po vihen re dhe kombinime (Diazepam, alkool, ketaminë,etj).
Ndërsa, substancat psikoaktive që përdoren më masivisht janë prodhimet e kanabis (rreth 65 %); përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20-25% ( një pjesë e konsiderushme e të cilave administrohet intravenoz duke përbërë një kërcënim potencial për sëmundje të trasmetueshme); rreth 10% janë përdorues të kokainës.
Vëzhgimet dhe konstatimet konstatojnë një rritje të preferencave për substanca sintetike, veçanërisht e stimulantëve të tipit të amfetaminës (ekstazi etj). Grupet vulnerabël konsiderohen të rinjtë, nën 34 vjeç, kryesisht të papunë, 14 –17 vjeç, të cilët nuk shkojnë në shkollë, por dhe nxënës. Në grupët vulnerabël përfshihen dhe punëtoret e seksit (prostituta, etj), romët, të rikthyerit e zhgënjyer nga emigracioni, personat që kanë tentuar disa herë abstinencën. Por, nga ana tjetër, studimet e ndryshme kanë treguar se të rinjtë janë ata që eksperimentojnë më shumë me drogat, edhe pse me një rritje të lehtë gjatë viteve. /Start/
2011-12-12 16:03