E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Në prill, 3 gara konkurruese për ndërtimin e HEC-eve vendore

TIRANE - Gjatë muajit prill, Ministria e Ekonomisë do të zhvillojë 3 gara të hapura për ndërtimin me konçesion të hidrocentraleve të rinj në zona të ndryshme të vendit.

Mësohet se më 5 prill do të zhvillohet gara e hapur për ndërtimin me konçesion të hidrocentraleve në kaskadën e Lusës nga kuota 469 metra, deri në derdhjen e lumit Mat.

Gjithashtu në 19 prill do të zhvillohet gara për ndërtimin me konçesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Osum, për të cilat METE ka vendosur disa kushte.

Ndër to janë moscënimet e Kanionit të Osumit, shpallur "Monument Natyre", të kushteve të përcaktuara në kontratat konçesionare të nënshkruara me operatorë të tjerë ekonomikë në zonën e pellgut ujëmbledhës të lumit Osum. Kaskada e HEC-eve në Osum konsiderohet e një rëndësie të veçantë për prodhimin e energjisë pasi do të kenë fuqi të llogaritur rreth 100 MË. 

Në pellgun ujëmbledhës të Përroit të Arrëzës në rrethin e Tepelenës do të ndërtohet me konçesion hidrocentrali i ri vendor, pasi ministria e Ekonomisë do të zhvillojë në 23 prill garën për ndërtimin e tij, bënë të ditur sot për ATSH-në burimet zyrtare të METE-s.

Ky HEC do të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të Përroit të Arrëzës që shfrytëzohet nga kuota 500 metra mbi nivelin e detit, deri në 200 metra.
Në të gjitha garat, ofertuesit janë të detyruar të kenë siguruar 2% të vlerës së gjithë projektit, që do të paraqesin.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›