Kukës, sekuestrohen 300 kg hashash, 6 në pranga
KUKËS- Policia e Kukësit ka mundur të sekuestrojë 300 kg hashash ndërsa ka shoqëruar 6 persona të cilët udhëtonin në mjetin ku u gjet lënda narkotike.
Sipas burimeve të policisë është bërë i mundur edhe sekuestrimi i një pistolete.
Lënda narkotike mësohet se është sekuestruar në një makinë me targa të Tiranës. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)