E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, temperatura deri minus 22 gradë

 Sipas kompanisë CEZ Shpërndarje, shkak i ndërprerjes së energjisë, ka qenë një defekt në linjën e tensionit të lartë. Kompania bën me dije se po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë, ndërprerja e dëborës në Kukës, ka bërë që të nisë puna për hapjen e rrugëve kryesore si dhe për shpërndarjen e ndihmave ushqimore. Rrugët nacionale janë të hapura, ndërsa në to mund të qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Tashmë po vijon puna nga borëpastrueset dhe fadromat për të larguar sasinë e madhe të dëborës nga rruga. Gjithashtu, po vijon edhe shpërndarja e ndihmave. Sipas të dhënave, Bashkia Kukës ka kërkuar ndihma për 400 familje, komuna Kalis për 75 familje, komuna Grykë-Çajë për 120 familje, komuna Ujmisht për 152 familje, komuna Gjinaj për 95 familje, komuna Tërthore për 75 familje, komuna Malzi për 90 familje. Rezerva ushqimore në Kukës gjenden 200 pako, në Tropojë 300 të tilla.

Trashësia e dëborës në pjesën më të madhe të zonës është mbi 1 metër, ndërsa temperaturat sot në mëngjes kanë shkuar nga minus 15 deri në minus 22 gradë. /Start/

                                                                                             2012-02-15 08:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›