E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, policia kontrolle dhe aksione gjatë 24 orëve

Aksionet e policisë po zhvillohen në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë, kryesisht në qytet.

“Në këtë kuadër shërbimet e policisë, në varësi të situatës, të mbështetura edhe nga forcat speciale do të kryejnë kontrolle të alternuara gjatë ditës dhe natës në orare të ndryshme me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që posedojnë armë zjarri apo të ftohta pa leje si dhe për bllokimin e të gjitha automjeteve me mangësi në dokumentacion dhe me xhama të errët”, thanë burime zyrtare. 

Këto kontrolle do të kryhen vetëm mbi personat, vendet dhe automjetet mbi të cilat ka informacione nga shërbimet e policisë se ka sende të kundërligjshme apo kryhet veprimtari kriminale, janë persona në kërkim apo në kundërvajtje administrative në fushën e qarkullimit rrugor.

Vetëm gjatë këtyre 10 ditëve janë arrestuar 30 persona për vepra të ndryshme penale dhe janë kapur 10 shtetas të shpallur në kërkim kryesisht për Vjedhje, Vjedhje me armë dhe Plagosje të rëndë me dashje. Gjithashtu janë bllokuar 108 mjete me mangësi në dokumentacion, pa targa, me targa të falsifikuara, xhama të errët etj. /Start/

                                                                                             2012-02-15 08:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›