Udhezimi i ri: Ndryshojnë rregullat për shitjen e makinave

Komisioni i Ekonomisë
Procedurat dhe dokumentet për regjistrimin e automjeteve. Si do të veprohet për makinat që dalin nga qarkullimi.
Transportet: Si veprohet kur humbet leja e qarkullimit.
Regjistrimi i parë i një mjeti që hyn në qarkullim në parkun e mjeteve në vend tashmë do të bëhet bazuar në një sërë kriteresh që përcaktohen qartë në udhëzimin që ministri i Transporteve ka nxjerrë dhe që ka dy ditë që ka hyrë në fuqi. Kështu, çdo automjet, motomjet apo rimorkio ka një procedurë të veçantë dhe një dokumentacion të përcaktuar që do ta paraqesë pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, që do të jetë edhe institucioni zbatues. Për regjistrimet e para që lidhen me marrjen e lejes së qarkullimit, në udhëzim përcaktohen hapat që duhet në ndërmerren nga aplikimi për regjistrimin, te kontrolli fizik i mjetit. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim përfshin, mes të tjerash, dokumentin e fitimit të pronësisë (për mjete të blera jashtë), kjo mund të jetë faturë ose kontratë, dokumenti i origjinës së mjetit, dokumentet e zhdoganimit, si dhe dokumente të identifikimit, siç mund të jenë karta e identitetit. Pas kryerjes së procedurave, udhëzimi sanksionon dhe pjesën se si procedohet për lëshimin e targave. Nga ana tjetër, në këtë udhëzim të ministrit të Transporteve përcaktohen edhe procedurat që ndiqen në rastet kur mjetet dalin përkohësisht nga qarkullimi, dalin përgjithmonë nga qarkullimi apo edhe për rastet ekstreme të humbjes apo vjedhjes së lejes së qarkullimit. Gazeta publikon sot të plotë nenet e udhëzimit që sanksionojnë këto specifika.
KREU I
AUTOMJETET, MOTOMJETET DHE RIMORKIOT
Kontrolli fizik i mjetit
1. Aplikimi për regjistrimin e mjetit fillon me kryerjen e kontrollit fizik. 2. Kontrolli fizik i mjetit përmbledh:
a) leximin dhe përcaktimin e saktë të të dhënave mbi identifikimin e mjetit, bazë e të cilit është numri i identifikimit i stampuar në shasi; b) leximin automatik dhe/ose manual, si dhe përcaktimin e saktë të karakteristikave teknike të mjetit sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare e europiane të përcaktuara në rregulloret e DPSHTRR-së, në zbatim të këtij udhëzimi; c) evidentimin e të dhënave të lartpërmendura në regjistrin elektronik të kontrollit fizik, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; d) plotësimin e të dhënave në certifikatën e kontrollit fizik të mjetit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; e) fotografi digjitale për mjetin, sipas përcaktimeve në rregulloren e DPSHTRR-së, në zbatim të këtij udhëzimi.
3. Në rastet kur konstatohen parregullsi, dëmtime, mungesë e numrit të identifikimit apo mungesë e tabelës identifikuese, bëhet fotografimi i numrit të identifikimit të stampuar në shasi.
4. Për rastet e përmendura në pikën 3 të kë tij neni, në regjistër dhe në certifikatën e kontrollit fizik vendoset shënimi përkatës sipas rastit të konstatuar. 5. Për mjetet e prodhuara në vend, kur konstatohet mungesa e numrit të identifikimit, në regjistër dhe në certifikatën e kontrollit fizik vendos et shënimi Mjet i prodhuar në vend, numri i identifikimit mungon.
6. Drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor kryejnë kontrollin fizik të mjeteve me dy specialistë të saj, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 1 dhe 2 të nenit 80 të Kodit Rrugor. 7. Kontrolli fizik kryhet detyrimisht për të gjitha llojet e shërbimeve që përcaktohen në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, në fushën e regjistrimit të mjeteve, pjesë e këtij udhëzimi. Përjashtim bëjnë rastet e parashikuara në nenet 16, 18, 20, 21, 35, 42, 46 dhe 47.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim
1. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e reja, të blera jashtë shtetit: a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas legjislacionit përkatës, me anë të të cilit është fituar
pronësia e mjetit. Me formë të fitimit të pronësisë do të kuptojmë: – faturë dhe, ose kontratë të fitimit të pronësisë;
- aktin e trashëgimisë për fitimin e pronësisë.
b) Dokumenti teknik i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, në origjinal (certifikata e përputhjes). c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar, që nënkupton: – dokumentin administrativ të vetëm DAV në origjinal. 2. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e reja, të blera në vend:a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas formës dhe mënyrës që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Nëse shitësi është subjekt i TVSH-së, si dokument i fitimit të pronësisë duhet edhe fatura me TVSH. b) Dokumenti teknik i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, në origjinal (certifikata e përputhjes). c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar , si në pikën 1 shkronja c të këtij neni. 3. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera jashtë shtetit: a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, si në pikën 1 shkronja a të këtij neni.
b) Dokumentet shoqëruese me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuara nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, në origjinal. c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar , si në pikën 1 shkronja c të këtij neni. 4. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera në vend: a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas formës dhe mënyrës që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Nëse shitësi është subjekt i TVSH-së, si dokument i fitimit të pronësisë duhet edhe fatura me TVSH. b) Dokumentet shoqëruese me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuara nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, në origjinal. c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar , si në pikën 1 shkronja c të këtij neni. 5. DPSHTRR-ja në vazhdimësi, të sigurojë modelet e dokumenteve teknike të origjinës së mjetit, të lëshuara nga prodhuesi ose agjencitë e shitjes së ngarkuar prej tij dhe të dokumenteve shoqëruese, prejardhëse, me treguesit teknikë të mjetit. Modelet e siguruara do të shërbejnë si ekzemplarë për pranimin e dokumenteve të mësipërme. 6. Personi i interesuar, që do të kuptohet individi, subjekti ose përfaqësuesi ligjor i tyre, paraqet: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; b) për subjektet, ekstrakt i QKR-së në origjinal dhe autorizim për personin që do të kryejë veprimet, nëse nuk është përfaqësuesi ligjor i subjektit;
c) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit; Për shtetasit e huaj, rezidentë në Shqipëri, duhet leja e qëndrimit e lëshuar nga organet kompetente të Ministrisë së Brendshme, fotokopje e noterizuar. 7. Dokumentet e lartpërmendura, që janë në gjuhë të huaj, duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.
Pranimi i dokumentacionit
1. Personi i interesuar dorëzon pranë zyrave të regjistrimit në drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, sipas rastit dokumentacionin e përmendur në nenin 2 dhe 3 të këtij udhëzimi. 2. Zyra e regjistrimit pranon dokumentacionin kur ai është i rregullt dhe në përputhje me modelet e siguruara nga DPSHTRR-ja, dhe të dhënat e kontrollit fizik të mjetit përputhen me të dhënat dhe dokumentacionin shoqërues të tij. Në të kundërt, dokumentacioni i kthehet personit, së bashku me Procesverbalin e refuzimit të shërbimit, ku përcaktohen saktë arsyet e