E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria nën dëborë, nisin reshjet edhe në Tiranë

Prej mëse dy javësh vendi ynë është goditur nga një valë e ftohti siberian ku reshjet e dëborës kanë izoluar zona në tëra kryesisht në verilindje dhe juglindje të vendit. Ndërkaq më problematike mbete zonat veriore si Tropoja, Puka, Kukësi apo edhe Hasi. Ditën e sotme reshjet e dëborësa kanë filluar edhe në Tiranë rreth orës 09:30 të paradites së sotme, teksa termometri duket s eka zbritur nën zero gradë.

Në veri trashësia e dëborës siç raportojnë banorët e alarmuar i ka kaluar tre metrat, ndërsa ato po vuajnë mungesën e ushqimit, ujit dhe medikamenteve. Po ashtu dëbora ka sjellë jo pak emergjencat mjeksore në zonat veriore, gra shtatzëna që transportohen thuajse çdo ditë për orë të tëra në këmbë nga familjarët dhe të moshuar që rrezikojnë jetën për shkak të komplikacioneve. Ditën e djeshme një 85-vjeçar humbi jetën në helikopter teksa po transportohej drejt spitalit, një shtatzënë u transportua në kovën e një eskavatori pasi fshati i saj prej ditësh të tëra ishte i izoluar, vajza 12-vjeçare që pati temperaturë të lartë është transportuar drejt Maqedonisë përmes një marrëvedhje mes dy vendeve. Ditën e sotme një tjetër emergjence njoftohet nga Kukësi ku një grua shtazënë nga komuna Malz është në prag të lindjes së fëmijës së saj ndërsa është njoftuar helikopteri pasi transporti tokësor është i pamundur.

Sa i takon emergjencave ushqimore reparti i Farkës ringriti dje helikopteret pas përmisimit disi të motit dhe u nis drejt Pukës për të lënë ndihmat në stadiumin e qytetit, por me të mbërritur atje askush nuk ndodhej ti merrte, as banorët as pushteti lokal. Ndërkaq që në pamundësi për tu ulur helikopteri pasi rrezikonte të ngelte në dëborë ndihmat u hodhën në dëborë dhe nga pakëtimi jo cilësor pakot u hapen. Ndërkohë bllokimiet dhe emergjencat vijojnë në Lekas, Voskopojë, Tropojë dhe Has zona që po vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ndërsa rrugë të tëra janë të bllokuara dhe të tjera kalohen vetëm pjesërisht dhe me zinxhirë.

Të dhënat për gjendjen e rrugëve, Drejtoria e Rrugëve:

Rrethi Peshkopi       

Rr.Ura e Topojanit Peshkopi, Qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë deri në Maqellarë, deri ne Peshkopi me dy kalime me zinxhire me veshtiresi.

Rr.Maqellarë Bllatë, E kalueshme me zinxhirë, me dy kalime

Rr.Peshkopi-Muhur- Qafë Draj, Deri në Zall-Dardhë qarkullohet me një kalim me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç mbetet e bllokuar.

Rrethi  Bulqiz렠      

Rr.Qafë Bualli – Ura e Topojanit, dy kalimëshe me zinxhirë,

Rr.Bulqizë (U.Cerenecit) Steblevë, E bllokuar, po punohet, eshte hapur deri në Ziçisht me zinxhirë.

Rr.Qafë Bualli -  Krastë, Me një kalim me zinxhirë.

Rrethi Matit  

Rr.Skuraj – Burrel – Qafë Bualli, deri në Qafë të Buallit pa zinxhirë.

Rr.K/Rrugë Kombëtare – Ulëz Qarkullimi kryhet pa probleme.

Rrethi Korçë – Devoll  

Rr.Libonik – Lozhanë Grabovë, Deri në Lozhan pjesërisht me zinxhirë pjesa në vazhdim pa probleme.

Rr.K/Boboshticë Dardhë, Nga km (4 – 10) me zinxhirë nga km (10 – 14) i bllokuar, jane hapur dy kilometra.

Rr.K/Zëmblak – Goricë Doganë, Me përjashtim te Qafës së Zvezdës (2 km) ku qarkullohet me zinxhirë, pjesa tjetër pa zinxhirë.

Rr.Korçë – Voskopojë  deri në Gjenomadh pa zinxhirë, pjesa tjetër me zinxhirë (8 km) me një kalim me xhepa ndërrimi

Rrethi Pogradecit, Nuk ka asnje problem ne te gjitha rruget e ketij Qarku

Rrethi Kolonjë 

Rr. Qafë Qarri – Ersekë Leskovik, Qarkullohet me zinxhirë  5 km në Qafë Qarri dhe në Gërmenj 6 km, pjesa tjeter pa probleme

Rr.Leskovik -  Kufi Mbetet e bllokuar

Rrethi Kukës, qarkullimi me zinxhirë

Rr.Kukës – Qafë Shllak, Deri në ShënMëri është hapur qarkullimi me zinxhirë, po punohet për hapjen e rrugës drejt Q. Shllak.

Rr.Kukës – Krumë Qarkullimi me zinxhirë.

Rr.Kukës – Draj Reç (Peshkopi), Deri në K/Domaj është hapur, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar po punohet për hapjen e rrugës.

Rr.Kukës Shishtavec, deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë, pjesa tjetër e bllokuar. Trashësia e borës 2.2 m

Rrethi Has   

Rr.Krumë – Qafë Prush, qarkullimi me zinxhirë

Rr.Kam Krumë, qarkullimi me zinxhirë

Rrethi Tropojë vetëm rruga e Qafë Morinit me zinxhirë të tjerat të bllokuara

Rr.B.Curri Kam, e bllokuar në Qafë Luzhë, po punohet për hapjen e rrugës.

Rr.B.Curri Fierzë, Mbetet e bllokuar. Po punohet për hapjen e rrugës.

Rr.B.Curri – Sopot – Qafë Morinë, e kalueshme lirisht me zinxhirë

Dalje Tuneli  – dogana Morinë, e kalueshme pjesërisht me zinxhirë

Rrethi Shkodër       

Rr.Harhu Bërdicës Velipojë, e kalueshme pa zinxhirë

Rr.D/Laç Koman, Qarkullimi kryhet normalisht.

Rrethi Malësi e Madhe     

Rr.K/Dedaj Razëm, Qarkullohet normalisht, vetëm 3 km e fundit me zinxhirë.

Rr.K/Koplik Bogë, e kalueshme pa zinxhirë deri 6 km e fundit pa vajtur në Bogë pastaj me zinxhirë.

Rrethi Puk렠

Rr.Q/Qelë Pukë, Rruga eshte e hapur, qarkullohet me zinxhire.

Pukë – F.Arrëz – Qafë Mali, Nga Puka ne Komunen Rrape ngelet e bllokuar, po punohet per hapjen e saj. Nga Rrape ne  Fushe Arrez kalohet me zinxhire. Po punohet per hapjen e rruges deri ne Qaf Mali.

Rr.Qafë Mali – Qafë Shllak, Rruga është e bllokuar trashësia e borës 3 m, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë. Në këtë seg është bllokuar një borë pastruese dhe një fadromë.

Rr. Qafë Mali Fierzë, rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë. Janë dy fadroma të bllokuara trashësia e borës mbi 3 m.

Rr.K/Hadroj – Q.Bene, e kalueshme me zinxhirë me një kalim me xhepa ndërrimi. Po punohet për zgjerimin e rrugës.

Rruga e Qafe Llogarase qarkullohet pa zinxhire  pa zinxhire. Ne qarqet e tjera nuk ka asnje problem.

Shkrime të tjera me interes:

  1. MPPT: Përmirësim i situatës, ja akset problematike Tiranë- Ministria e Transporteve nëpërmjet një deklarate për shtyp ka bërë...
  2. Acari ‘ngrin’ qarkullimin në vend, shtohen emergjencat në zonat e izoluara Prej mëse dy javësh vendi është goditur nga një valë...
  3. Nisin reshjet e borës- Bulqizë, rrezikohet bllokimi i rrugëve nacionale Bulqizë- Moti i ftohtë, me temperatura të ulëta nën 0...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›