E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes vrasja e kryekomunarit

Remzi Veseli 40 vjec kryetar i komunes terthore pergjate dy mandateve eshte vrare ne pragun e shtepise se tij ne momentin qe ka zbritur nga makina per te hapur porten. UPDATE

Nga nje distance teper e afert autori ose ndoshta edhe autoret e kane ekzekutuar 40 vjecarin Remzi Veseli vetem dy hapa larg portes kryesore te baneses se tij private.

Pasi e ka qelluar me nje plumb pistolete ne pjesen e poshtme te veshit vrasesi nuk ka levizur nga vendi duke e qelluar serish ne koke per tu siguruar ne vdekjen e viktimes. Ne te njejten kohe vellai i viktimes i cili po ndiqte nje ndeshje futbolli ka dale jashte baneses pasi ka degjuar krismat duke gjetur te gjakosur 40 vjecarin.

Duke shpresuar se mund ta shpetonin nga vdekja familjaret kane vrapuar per ne spital por perpjekja ka rezultuar e kote.

Ne kartelen e vdekjes shenohet ora 21 pikerisht momenti kur u qellua me pistolete.

Sikurse e do tradita te motrat e Remzi Veselit e qajne ate ne sallonin e shtepise i vetmi qe i rri ne koke te ndjerit nga meshkujt e shtepise eshte vetem nipi i tij.

Burrat e fisit presin ngushellimet ne nje lokal pak metra me tej. Ne krye te tavolines vellezerit dhe xhaxhallaret vetem tokin duart me te tjeret por sdine cemer ti vene asaj qe ndodhi.

Nuk dime cte themi. Nuk e dime cfare ndodhi. Nuk kishim asnje hasmeri thote Bilbil Veseli vellai i viktimes.

Eumlshte nje vrasje ne prag te deres. Kesaj i thone te vrasin naten dhe te qajne diten shprehet xhaxhai i viktimes.

Nje burre eshte nje nder njerezit e fundit qe e pa te gjalle Remzi Veselin. Ata kane qendruar ne nje kafene se bashku me disa kusherinj te tjere.

Ishim se bashku ne nje kafene dhe nuk pati asnje gje te pazakont. Remziu ishte normal gjate gjithe kohes thote Dashnor Veseli nje kusheri viktimes.

Per shkak te pozicionit te viktimes ngjarja ka marre vemendjen maksimale te policise se shtetit. Ne Kukes kane mberritur edhe zevendesdrejtori i pergjithshem Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori luftes kunder krimit te organizuar Jashar Vreka te cilet po kryesojne hetimet e ketij ekzekutimit qe trondit qytetin verior.

Megjithate nje dite pas krimit nuk ka ende nje piste per shkaqet dhe autoret te pakten jo zyrtarisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›