E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Ekonomia ok

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani deklaroi se situata ekonomike ka vazhduar te permiresohet edhe ne tremujorin e trete.

Rritja ekonomike eshte pershpejtuar. Baza e saj eshte zgjeruar. Pozicioni i jashtem i ekonomise eshte permiresuar interesat ne tregun financiar kane rene tha Fullani.

Por kreu i bankes parlajmeron se ekonomia shqiptare eshte e mbivarur nga sektori i jashtem duke parlajmeruar se keto zhvillime pozitive mund te jene te paqendrueshme.

Ndonese pozitiv ritmi i rritjes ekonomike duket se eshte i pamjaftueshem per te prodhuar nje permiresim te qenesishem ne tregun e punes dhe uljen e papunesise. Po keshtu qendrueshmeria e rritjes ekonomike mbetet e brishte ne kushtet afatmesme. Mbeshtetja e saj ne kerkesen e huaj dhe rritjen e eksporteve mund te jete e pamjaftueshme ne kontekstin e prespektives jo te konsoliduar te ekonomise boterore tha Fullani.

Nje tjeter shqetesim mbetet ngerci i kredise per te cilen guvernatori dha sot nje shpjegim te ri.

Analizat tona mbi kreditimin e ekonomise tregojne se kerkesa e ekonomise eshte ende e ulet dhe numri i projekteve te vlefshme per tu kredituar eshte ende i vogel theksoi Fullani.

Rritja ekonomike ishte 2 perqind ne tremujorin e pare dhe 3.3 perqind ne tremujorin e dyte sipas Institutit te Statistikave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›