E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha telegram familjareve te kryetarit te komunes Terthore

Tirane 26 tetor NOA - Kryeministri Berisha i dergoi sot nje telegram ngushellimi familjareve te kryetarit te komunes Terthore te Kukesit Remzi Veseli i cili u vra mbremjen e se henes ne afersi te baneses se tij.

Te nderuar prinder dhe familjare te te ndjerit Remzi Veseli. Me dhimbje te thelle mesova per ndarjen nga jeta ne menyre tragjike te njeriut tuaj te dashur. Vrasja e Remziut perben nje akt kriminal te shemtuar autori i te ciles do te marre ndeshkimin me te rrepte me te gjithe forcen e ligjit tha kryeministri Berisha ne mesazhin e tij.

Duke perfunduar kerkon qe ne emrin e tij dhe te qeverise shqiptare ti shprehe pjesetareve te tjere te familjes se te ndjerit te afermeve te tij si dhe te gjithe banoreve te Terthores ngushellimet me te sinqerta.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›