E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riciklimi Mediu Importi i kontrolluar

Pas polemikave mes ambjentalisteve dhe shoqerise civile ministri i Mjedisit ka sqaruar se vendimi i keshillit te ministrave ku eshte miratuar lista e gjelbert ka kufizuar importin e mbetjeve ne 55 artikuj.

Mediu ka shtuar se cdo subjekt qe do te importoje do ti nenshtrohet nje kontrolli te rrepte.

Vendi i 2003 nuk e kufizonte importimin e mbetjeve ai i 2005-es krijonte keqkuptime. Cdo subjekt i interesuar per te bere kete import nuk mund ta beje pas nje vendimi te qeverise eshte shprehur Mediu.

Ministri i Mjedisit ka kerkuar qe pushteti vendor te jete me bashkepunues persa i perket menaxhimit te mbetjeve ne vend.

Kryetari me i mire i bashkise eshte ai qe krijon nje mjedis te paster theksoi ministri.

Qe prej vitit 2003 Shqiperia ka importuar mbetje nga jashte duke ndaluar me ligj vetem importin e mbetjeve te rrezikshme. Ky vendim eshte bere publik pas 7 vitesh.

Ne vend numerohen rreth 60 kompani qe operojne me riciklimin e mbetjeve te cilat lenden e pare e sigurojne kryesisht nga importi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›