E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, evazioni fiskal ikin nga puna 20 zyrtarë, 70 në hetim

ATHINE- Qeveria greke ndërmerr një operacion spastrimi në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal. Ministri i Financave ka urdhëruar fillimin e një kontrolli mbi pasuritë e të gjithë vartësve të tij dhe ka hequr nga puna 20 funksionarë të lartë dhe ka hapur hetim për 70 nëpunës, të cilët janë pronarë të pronave të cilat nuk përputhen me mundësitë e tyre ekonomike. Evazioni fiskal i kushton grekëve 15 miliardë euro në vit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›