Kukësi, ekipi që po shkruan historinë në Kupë dhe Kampionat
Është ndezur më shumë se kurrë lufta në kampionatin shqiptar për skuadrat që duan një vend në Europë. Një ndër këto skuadra është edhe Kukësi, i cili që në pjesëmarrjen e parë në Superligë, jo vetëm ka shfaqur ambiciet për një vend në Kupat e Europës, por realisht është pranë, pasi ndodhet në vendin e dytë në kampionat, teksa javën e fundit mundi Tiranën, por edhe në Kupë ka shanse të mëdha, pasi të mërkurën do të luajë ndeshjen e kthimit në Kupë me Laçin. Ja çfarë thotë presidenti i ekipit kuksian, Safet Gjici, i cili prek edhe çështjen e gjykimit: “Ne do të luftojmë ndeshje pas ndeshje, kështu që do t’i marrim me radhë. Së pari, kemi Kupën, teksa do të përpiqemi të kualifikohemi në finale. Pastaj vjen Besa dhe kështu me radhë Flamurtari, Kastrioti dhe në fund Skënderbeu. Sa i përket çështjes së gjyqtarëve të huaj për ndeshjen e kthimit në Kupë, nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga FSHF-ja, qoftë edhe negative kjo.”
Ndërkohë, një mendim jep edhe trajneri i kësaj skuadre Armando Cungu, një trajner tashmë i konfirmuar në radhët e ekipit verilindor: “Ashtu siç na dënoi pak fati në Durrës, ashtu na ndihmoi në ndeshjen ndaj Tiranës. E rëndësishme është që jemi aty, por nuk mjafton, pasi tani është i gjithë sezoni për t’u luajtur. Mendoj se pas 0-0 me Laçin në ndeshjen e parë, të mërkurën kemi shanse të kualifikohemi për më tej, mjafton të shënojmë. Pastaj do të shohim ndeshjet deri në fund të kampionatit, teksa kanë specifikë tjetër.”
Nëse Kukësi do të arrinte në finale të Kupës së Shqipërisë ose të zinte të paktën vendin e tretë në kampion, jo vetëm do të merrte pjesë në Europë, por do të ishte vërtet diçka historike, nga një ekip debutues, në një faktor real për futbollin shqiptar. A do të arrijë këtë? Shanset janë, mbetet për t’u parë...
(E.Ilnica/BalkanWeb)