Media: Maduro shpallet sot zyrtarisht presidenti i Venezuelës
KARAKAS- Nicolas Maduro shpallet sot zyrtarisht president i Venezuelës, njoftoi pak më parë televizioni publik vendas, ku shtohej se ceremonia zyrtare do të zhvillohej në 14:00 me orën lokale në kryeqytet.
Televizioni publikoi një njoftim ku ftonte të gjithë simpatizantët e kandidatit 'chavist' për zgjedhjet presidenciale të djeshme të ishin të pranishëm në ceremoninë në sheshin 'Plaza Caracas'.
E njëjta ftesë iu bë përmes ''Twitter'' nga ministri i Komunikimit, Enrique Villegas, i cili kishte postuar në faqen e tij mesazhin e mëposhtëm: ''Në 14:00 të gjithë duhet të jemi në ''Plaza Caracas'', të gjithë të bashkuar për të mbështetur dhe shoqëruar Maduron. Rroftë Chavez!''.
(m.a/ansa/BalkanWeb)