11 eksperte të Policisë së Shtetit dërgohen me mision trajnues në Afganistan
TIRANË- 11 specialistë të Policisë së Shtetit, sot dërgohen me Mision në Afganistan, detyra e të cilëve konsiston në këshillimin dhe trajnimin e policisë afgane. Ky është grupi i tretë i ekspertëve të Policisë së Shtetit që dërgohet me një mision të tillë, duke dhënë një kontribut të çmuar në kuadër të Misioneve Trajnuese në përbërje të strukturave të NATO-s në Afganistan, si dhe duke përçuar praktikat më të mira policore pranë policisë afgane.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Hysni Burgaj, Zv/Ministri i Brendshëm Z. Arben Ristani, Atasheu ushtarak Italian Gjeneral Vitto dell’Edera, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Viktor Dordo, Shefi i Misioni PAMECA, përfaqësues të Programit ICITAP, Oficerët Ndërlidhës Policorë në Shqipëri, si dhe familjarë të ekspertëve të policisë që nisen me mision trajnues në Afganistan.
Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, evidentoi eksperiencën e këtyre specialistëve të përzgjedhur për t’u dërguar në këtë Mision të rëndësishëm.
“Policia e Shtetit, tashmë, ka fituar përvojën e nevojshme për të përballuar me sukses misione të kësaj natyre. Ekipi që po nisim me mision, i përbërë nga 11 pjesëtarë, numerikisht i dyfishuar në krahasim me misionet e mëparshme, përbëhet nga oficerë të dalluar, të përkushtuar ndaj detyrës, të mirë trajnuar brenda dhe jashtë vendit, për të cilët shpreh bindjen time se do të shpalosin vlerat më të mira njerëzore dhe aftësitë e duhura profesionale për të përballuar me sukses përgjegjësitë dhe detyrat e këtij misioni. Jam i bindur, gjithashtu, se me sjelljen korrekte dhe devotshmërinë e lartë ndaj detyrës do të dinë të transmetojnë cilësitë dhe vlerat tona më të mira, duke nderuar veten, familjet e tyre, policinë shqiptare, Shqipërinë. “- theksoi Z. Burgaj.
Ndërkohë Zv/Ministri i Brendshëm Z. Ristani, e cilësoi vijim e këtyre misioneve si tregues të shkallës shumë të lartë të profesionalizmit të Policisë së Shtetit, ekspertët e së cilës kanë kryer me sukses këto misione duke transmetuar vlerat më të mira.
“Vijimi i misioneve të ekspertëve të Policisë së Shtetit dhe zgjerimi i tyre në numër është treguesi më i mirë i shkallës shumë të lartë të profesionalizmit të Policisë shqiptare, por edhe i rolit e angazhimit gjithmonë edhe më të madh që ka Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Në kuadër të kontributeve aktuale të vendit tonë me trupa në misionin e ISAF të NATO-s, në Afganistan, ekspertët e policisë shqiptare kanë kryer me sukses misionet e këshillimit dhe trajnimit të policisë Afgane dhe kanë transmetuar vlerat më të mira të Policisë së Shtetit.” – vuri në dukje Z. Ristani.
Duke ju drejtuar ekspertëve të Policisë së Shtetit që nisen me Mision në Afganistan Z. Ristani u shpreh: “I gjithë kombi shqiptar është shumë krenar për ju dhe ushtarakët e Forcave tona të Armatosura, që vijojnë misionet në ISAF, pasi gjithmonë kanë marrë nga drejtuesit e operacioneve vlerësimet dhe konsideratat më të shkëlqyera për punën dhe angazhimin e tyre në këto misione.”
Po ashtu Zv/Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderuan në mënyrë të veçantë të gjithë ata që u përfshinë në realizimin dhe përfundimin me sukses të procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të këtij ekipi, si Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, përfaqësuesit e programit ICITAP dhe strukturat e NATO-s, që në bashkëpunim me ekspertët e Policisë së Shtetit, kanë dhënë një kontribut të lavdërueshëm për trajnimin e këtij grupi oficerësh për të qenë sa më të aftë në kryerjen e përgjegjësive të tyre. Po ashtu shprehën falënderimet për Ambasadën Italiane ne Shqipëri, Forcat e Armatosura Italiane për ndihmën dhe asistencën qe kane dhëne për realizimin e këtij misioni.
Përgëzime dhe falënderime të veçanta ju adresuan familjarëve të këtyre punonjësve, duke garantuar dhe mbështetjen e gjithanshme të organizatës së policisë dhe të shtetit shqiptar si dhe të Ministrisë së Brendshme gjatë gjithë periudhës së misionit jashtë vendit.
Gjeneral Vito Dell'Edera, Atasheu Ushtarak Italian në Shqipëri gjatë fjalës së tij shprehu krenarinë dhe kënaqësinë e palës italiane teksa sheh sot nisjen e një kapitulli të mëtejshëm bashkëpunimi në territorin e vështirë afgan, këtë herë me një tjetër strukturë të rëndësishme të shtetit shqiptar, siç është Policia e Shtetit.
“Grupi për këshillimin e Policisë, që sot niset drejt Afganistanit, është një kontribut i vyer që Shqipëria, së bashku me të gjitha vendet demokratike të pranishme atje, ofron në mbështetje të popullit afgan, duke kryer aktivitete për zhvillimin dhe konsolidimin e institucioneve vendore, me qëllim që ai vend i sfilitur nga luftërat të bëhet më i qëndrueshëm dhe i sigurtë dhe të mos jetë më një strehë e terrorizmit ndërkombëtar. Vendimi i Qeverisë shqiptare për të vepruar edhe këtë herë së bashku me Italinë në zonën e heratit dëshmon se sa të ngushta janë marrëdhëniet e bashkëpunimit ushtarak, të konsoliduara tashmë prej vitesh falë punës së përbashkët në territorin afgan, aty ku kontigjentet shqiptare që i kanë lënë radhën njëra tjetrës kanë marrë gjithnjë vlerësimin e të gjithëve. Detyra që ju pret nuk është e lehtë dhe ashtu siç jeni në dijeni, është plot rreziqe, por nga ana tjetër ju e dini fort mirë që përgatitja dhe formimi që keni marrë, janë të një niveli të lartë dhe do t’ju japin mundësinë të përballoni më së miri kërcënimet që mund të shfaqen. Ju presin punë të lodhshme, por duhet t’ju ndihmojë fakti që e gjithë Shqipëria ju sheh plot admirim e krenari.” – u shpreh gjatë fjalës së tij Gjenerali Dell’Edera.
Në përfundim të ceremonisë të pranishmit u përshëndetën nga Përgjegjësi i grupit të ekspertëve, Kryekomisar Lutfi Minxhozi, i cili në emër të të gjithë ekspertëve trajnues që do të shkojnë në Afganistan, shprehu falenderimet për besimin e dhënë dhe njëherazi garantoi për angazhimin e tyre për të dhënë rezultate sa më të larta në përmbushje të misionit të tyre, duke qenë shembull për të gjitha grupet që do të vazhdojnë në këtë rrugë.
Ekipi prej 11 oficerësh të policisë shqiptare do të shërbejë në Komandën Rajonale Perëndimore të NATO-s me qendër në Herat, Afganistan, si pjesë e ekipeve këshillimore të policisë ( Ekip PAT ), në bashkëpunim të ngushtë me ekipet italiane të këshillimit pranë policisë afgane.
(BalkanWeb)