Durrës, inspektori i vendos gjobë, drejtuesi i mjetit e aksidentin me makinë
DURRËS- Aksidentohet në krye të detyrës inspektori i qarkullimit rrugor Arben Luci. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme në postbllokun e Urës së Dajlanit në Durrës.
Nga hetimet paraprake mësohet se inspektori ka ndaluar shtetasin Ledjon Kadilli, i cili drejtonte automjetin tip “Rexhina” me targa AA 272 CB. Inspektori me kolegët pasi kanë hasur shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim të mjetit me shpejtësi i kanë vënë një gjobë.
Menjëherë pas gjobës, drejtuesi i automjetit ka aksidentuar qëllimisht inspektorin Arben Luci duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të Shijakut,.
Luci është dërguar menjëherë në spitalin rajonal ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që në një prononcim për korrespondenten Klodjana Haxhia, ai ka pohuar se është aksidentuar qëllimisht, nga shtetasi Lendjon Kadilli, pasi e ka gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia është vënë në ndjekje të Lendjon Kadillit, ndërkohë që ka mundur të ndaloi vëllain e tij me të cilën udhëtonte.
(e.m/BalkanWeb)