Ban Ki-Moon i shqetësuar për arrestimet në Egjipt
EGJIPT - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon po shpreh shqetësime rreth vazhdimit të mbajtjes në burg dhe urdhrave të arrestit të lëshuara në Egjipt për udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane dhe të tjerë pasi ushtria urdhëroi largimin e presidentit të parë të zgjedhur me vote të lirë.
Në një deklaratë të OKB-së thuhet se në një telefonatë me ministrin e jashtëm egjiptian, zoti Ban “e bëri të qartë se nuk ka vend për ndëshkimin, për përjashtimin e ndonjë partie kryesore apo të ndonjë komuniteti në Egjipt.''
Shefi i OKB-së tha se të gjitha partitë e spektrit politik në Egjipt duhet të përfshihen në një dialog paqësor për të gjetur një rrugë përpara, dhe ai përsëriti mbështetjen e tij për aspiratat e egjiptianëve.
Zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane tha se lëvizja nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për të rivendosur në post presidentin Mohamed Morsi, por thotë se veprimet e saj do të jenë paqësore.
Grupi ka bërë thirrje përsëri për demonstrate masive të premten, ndërsa të njëjtën gjë ka njoftuar edhe lëvizja Tamarud kundër Morsit.
(er.nu/voa/BalkanWeb)