E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukesi, ne fakultet regjistrohen dhe jugoret

Edhe pse universiteti i ngritur ne qytetin e Kukesit ka me pak se nje vit qe eshte ne funksion, mbi 90 per qind e atyre qe perzgjedhja i ka listuar atje, kane mberritur ne dyert e ketij universiteti. Ajo qe ben me shume pershtypje per drejtuesit e ketij universiteti, eshte se kete vit do te vijojne mesimet ne vitin e pare, edhe studente nga rrethe te tjera te jugut si nga Tirana, Kolonja, Vlora, etj. Ne filialin e Fakultetit te Ekonomise, deri nje dite me pare ishin regjistruar plot 89 studente, per te ndjekur vitin e ri akademik 2008-2009. Dr. Mexhit Hajdari, drejtuesi i ketij Universiteti ka thene dje se, ne vitin e pare te deges administrim-biznes te ketij fakulteti, jane regjistruar 89 studente gjithsej, nga 100 qe eshte kuota e planifikuar qe ne fillim te sezonit mesimor. Shumica e studenteve vijne nga zona verilindore, si nga Dibra, Puka, Mirdita, Kukesi etj, po shume te tjere kane mberritur edhe nga pjesa juglindore e vendit. Ndonese Kukesi eshte nje ekstremin verior te vendit dhe me nje klime te ashper ne dimer, nevoja per dije kane bere qe shume studente te sfidojne shume prej ketyre veshtiresive. Ndryshe paraqitet situata ne fakultetin e Ekonomise ne Sarande, ku numri i studenteve ka rene ne minimum. Nga 60 student te regjistruar ne vitin e pare vetem 15 kane arritur ne vitin e dyte. Te tjeret jane larguar per ne universitetet e tjera si Girkokaster, Tirane dhe shume prej tyre e kane lene auditorin. Shkak ka qene mbetja ne menyre masive e tyre. Po edhe regjistrimet e ketij viti jane perseri ne kuota minimale. Studentet qe kane mbetur ne nje numer te madh lendesh kane kerkuar te negociojne me dekanatin dhe rektoratin qe tu jepet mundesia e shtimit te numrit te lendeve per te dhene provime pa humbur te drejten e vijimit te shkolles dhe pa qene te detyruar te perserisin vitin. Per kete ata kane kerkuar te takohen edhe me kryetarin e bashkise se Sarandes per te negociuar me autoritetet e universitetit te Tiranes.

A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›