Shnderrimi i Qendres nis ne nentor
Trafikut te shkaktuar tashme nga punimet ne Unazen e Vogel do t'i shtohet edhe ai qe do te shkaktohet nga punimet per transformimin e sheshit "Skenderbej". Nje kaos i tille pritet te ndodhe shume afer, pasi studioja belge "51N4E" parashikohet t'i nise punimet konkrete me 1 nentor te ketij viti. Keshtu, edhe pse brenda 3 javesh fillon te vihet "tulla" e pare mbi kete shesh, bashkia e Tiranes ende nuk ka perpunuar nje strategji mbi devijimin e trafikut. Kjo do te thote se kaosi i pritshem per shkak te cakordimit te trafikut do te jete ne permasa alarmante.
Trafiku
Punimet per shnderrimin e qendres nisin pas 3 javesh, e megjithate burime nga bashkia e Tiranes e pohojne se nuk kane ende ne dore nje plan per devijimin e trafikut. Ata permendin se plani francez per qendren, parashikon se trafiku duhet te kaloje nepermjet Unazes se Vogel. Kjo e fundit ende nuk ka mbaruar, keshtu qe drejtuesit e automjeteve (dhe jo vetem ata) do te jene ne meshiren e fatit. Por, jo vetem qe kete nuk e ka bere bashkia e Tiranes, por mendohet qe "strategjine" per shmangien e kaosit te pritshem nuk e ka bere as studioja belge "51N4E" qe do te transformoje qendren. "Studioja fituese duhet te pergatise nje kapitull qe t'i kushtohet trafikut. Sipas informacioneve, ende nuk e kane realizuar nje gje te tille, megjithate shpresojme qe te gjejne nje zgjidhje, sepse bllokimi i qendres pritet te shkaktoje probleme te medha", thone burime nga bashkia e Tiranes. Vete ky institucion nuk ka asnje "strategji" se si te parandaloje kaosin per shkak te trafikut. Nese as firma belge nuk pergatit nje plan te qarte deri ne shtator te ketij viti, kohe kur pritet te nisin punimet realisht, atehere pasojat do te jene te renda.
Linjat
Pjesa derrmuese e linjave te transportit urban pritet te "ndeshkohen" nga punimet ne qender. Behet fjale per linjen e Tiranes se re, linjen Kombinat-Kinostudio, linjen Kamze-Qender, Laprake, etj. Sipas burimeve nga bashkia, keto linja pritet te pesojne nje devijim ne menyre te domosdoshme, megjithese ende nuk eshte percaktuar se ku. Kthimi qendres se Tiranes ne pedonale (kembesore) do te beje qe qendra te bllokohet jo perkohesisht, por pergjithmone. Kjo, sepse projekti fitues e parashikon nje gje te tille. "Do te kete rruge sherbimi, ku mund te kalojne kembesoret dhe njerezit me bicikleta, por jo automjete", percakton projekti i studios belge "51N4E", i prezantuar ne hotel "Sheraton" me 10 prill. Unaza e Vogel eshte menduar paraprakisht qe te jete zgjidhja per devijimin e trafikut, megjithate, punimet per kete te fundit nuk kane perfunduar ende. Sipas nje logjike te thjeshte, nuk ka se si te pretendohet qe nje projekt i cili ne vetvete po shkakton trafik, te jete zgjidhje per nje projekt tjeter qe pritet te shkaktoje te njejten gje. Ndoshta edhe ne permasa me te medha. Shume specialisteve u duket paksa i pamundur devijimi i trafikut ne kete aks. Kjo, jo vetem per shkak te drejtimeve qe kane linjat e ndryshme. Sipas specialisteve, unaza e vogel eshte parashikuar te kaloje pikerisht pas Muzeut Historik Kombetar, ndaj praktikisht i bie qe andej nuk mund te kaloje. Gjithashtu, rruga qe kalon ndane Ministrise se Mbrojtjes, ku kalon edhe Unaza e Vogel, eshte me nje kalim. Nese kjo rruge do te behej me dy kalime, atehere kaosi pritet te jete akoma me i madh dhe cka eshte me e rendesishmja, Unaza e Vogel eshte ende ne ndertim e siper.
Si do te shnderrohet Qendra
Studioja fituese "51N4E" ka parashikuar t'u jape rendesi godinave aktuale dhe me vlera arkitekturore. Godina e teatrit te Operas do te jete e plotesuar me nje holl te madh, ku do te zhvillohen aktivitete. Xhamia do te kornizohet nga nje dysheme e re e duket sikur eshte ulur mbi nje qilim madheshtor. Ndersa ndertesat e Ministrive jane trajtuar ne nje linje me kopshtin e fundosur. Sa i perket Teatrit te Kukullave mbi shesh, ai do te lidhet me nje kend te ri lojerash para tij. Nderkaq, Banka e Shqiperise do te shfaqet mbi nje platforme te re perpara saj. Qendra e re tregtare propozohet e ngritur nga toka per te lejuar nje hapesire, e cila krijon nje hyrje te madhe ne shesh, duke kornizuar njeheresh kolonaden e nderteses se Operes. Funksionet tregtare plotesohen nga nje hapesire ekspozitash per ngjarje kulturore. Muzeu Kombetar lidhet ndryshe me sheshin, nepermjet shkalleve kryesore, te riorganizuara.
Plani rregullues, fillojne degjesat publike
Pas lancimit te permbajtjes se planit rregullues te Tiranes, bashkia e kryeqytetit ka ndermarre nje proces konsultimi me qytetaret e kryeqytetit lidhur me planin e ri rregullues te kryeqytetit. Ne vijim te ketij turi konsultimesh, Kryetari i bashkise Edi Rama, ka bashkebiseduar me banoret e Njesive Bashkiake Nr. 5, 6, 7 dhe 10 te kryeqytetit, te konsideruara edhe si zonat e para te nderhyrjes si dhe zona ku plani prek nje sere ceshtjesh e pa dyshim me nje potencial te rendesishem zhvillimi per Tiranen e se nesermes. Gjate ketij bashkebisedimi Rama u shpreh se ky plan nuk eshte thjesht nje plan urbanistik. "Komponenti i tij urbanistik, ne kuptimin e ndertimit eshte vetem nje nga pjeset e Planit Rregullues, i cili eshte nje plan zhvillimi ekonomik dhe social dhe ne te cilin preken aspekte qe kane te bejne drejtperdrejte me nevojen per t'i pararendur prirjeve te zhvillimit", ka deklaruar Rama ne fjalen e tij.