Kukësi nuk ndalet, rrezikon Besën. Progni: Goli për babanë
Besa-Kukesi 0-2BESA-KUKËSI 0-2
GOLAT” Progni 48′, Allmuça 73’ (11-m)
BESA: Hoxha, Fejzullai, Krasniqi, Pocuca, Kaja, Dita (Eminhazeri 70′), Poçi, Mihani, Berisha (Rroshi 59′), Xhihani (Bajaziti 75′), Sefa; Trajner: P.Daiu
KUKËSI: Halili, Peqini, Brahja (Biskup 80′), Malota, Hallaçi, Progni (Manuka 83′), Allmuça, Alikaj, Musolli, Hoxha, Popoviç (Malindi 70′). Trajner: A.Cungu
KARTON I VERDHË: Rroshi 66′
KARTON I KUQ: Krasniqi 73′
DELEGAT: Hito Hitaj (Tirajnë)
VËZHGUES: M.Shestani (Tiranë)
GJYQTARET: D.Jubica, M.Dervishi, Gj.Bori (Shkodër);
MINUTAT
8′ Berisha, i gjendur në hyrje të zonës, gjuan fort, por grushton Halili. Topin e kthyer e godet përsëri Berisha, por mbi traversë.
28′ Mihani provon nga distanca, por topi përfundon jashtë. 30′ Xhihani godet në hyrje të zonës, topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
48′ Progni diagonal në hyrje të zonës, gjuan fort, duke shënuar një eurogol dhe 0-1.
73′ Kundërsulm i miqve, Krasniqi pengon Allmuçën që shkonte drejt portës. Gjyqtari akordon një 11-metërsh, ekzekutimin e të cilit e merr përsipër vetë Allmuça, i cili e shndërron në gol dhe 0-2.
80′ Bajaziti kërkon të imitojë golin me Shkumbinin, por këtë radhë goditja e tij e dënimit përfundon jashtë.
90+1′ Allmuça ka rastin ideal për trefishimin e shifrave, kur fiton dyluftimin me portierin Hoxha që ka lënë portën, por topin, që po shkonte drejt portës, Pocuca me rrëshqitje e nxjerr jashtë.
Besa ka dalë blof në shtëpi. Ajo është mundur nga Kukësi me rezultatin 2-0, duke rrezikuar tashmë seriozisht qëndrimin në Superiore. Ndaj kuksianëve u ndie shumë mungesa e sulmuesit Sokol Cikalleshi. Sikur të mos mjaftonte kjo, Besa nga minuta e 73-të mbetet me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuqe të Krasniqit. Nga kjo përfitojnë të besuarit e Cungut, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë edhe pas kësaj jave. Ndërkaq kavajasve, duke parë fitoren e Shkumbinit në Peqin ndaj Bylisit, u duhet të kërkojnë pikë në Shkodër dhe në Ballsh javën e fundit.
Pjesa e parë Kavajasit e kanë startuar sfidën ndaj Kukësit me dy mungesa të rëndësishme, siç ishte ajo e Cikalleshit dhe Bathës. Këto mungesa u ndien përgjatë gjithë kohës. Kavajasit e nisin në sulm sfidën. Që në minutën e 8-të Berisha, edhe pse i gjendur dy herë përballë portierit mik Halili, nuk arrin të shënojë dot. Epërsia e vendësve vijon në lojë dhe raste përballë një Kukësi që kërkon vetëm të mbrohet. Në minutat 28 dhe 30, Mihani dhe Xhihani të gjendur të lirë godasin në hyrje të zonës, por pa sukses. Miqtë deri në 5 minutat e fundit të pjesës së parë nuk arrijnë dot të kryejnë asnjë lloj gjuajtjeje drejt portës verdhezi, çka bën që portieri i Besës të jetë thuajse spektator. Mirëpo, këtë qetësi të miqve e prish Progni, i cili në rastin e parë dhe të vetëm thuajse shënon, por kësaj here traversa bëhet aleate me portierin Hoxha. Minutat e mbetura shënojnë edhe një tjetër rast për Besën, por pa mundur të depërtojnë në portën kuksiane. Skuadrat respektive shkojnë në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.
Pjesa e dytë Ende pa u nxehur mirë ekipet, Gerhard Progni, i cili ka qenë një nga më të mirët në fushë për kuksianët, i gjendur në hyrje të zonës lëshon një predhë diagonale dhe shënon një eurogol. Ky gol i miqve shokon vendësit. Pas këtij momenti kavajasit sikur u mpinë dhe nuk arritën dot të krijojnë atë lojë dhe ato raste të 45 minutave të para. Numri një i pankinës verdhezi ndërhyn dhe aktivizon dy lojtarë të freskët, Eminhazerin dhe Rroshin. Megjithëse ky i fundit lëviz mirë dhe krijon hapësira për Sefën, janë miqtë ata që në një kundërsulm tipik me Allmuçën arrijnë të fitojnë një 11-metërsh. Qendërmbrojtësi Krasniqi, përveçse pengon në mënyrë të parregullt Allmuçën, ndëshkohet edhe me të kuqe duke e lënë ekipin me 10 lojtarë. Ekzekutimin nga pika e bardhë e merr përsipër po Allmuça, i cili dyfishon shifrat. Pas këtij momenti Besa dorëzohet krejt. As Bajaziti i futur në minutën e 75-të nuk arrin të ndryshojë gjë. Miqtë administrojnë minutat e mbetura dhe dalin triumfues nga fusha e lojës, duke e futur tashmë kundërshtarin në një rrezik real për mbijetesën.
MË I MIRI
Gerhard Progni dhe Igli Allmuça ishin pa dyshim lojtarët më të mirë. Jo vetëm se arritën të shënojnë, por gjatë gjithë 90 minutave, sidomos në 45 minutat e dyta, ishin promotorë të sulmeve të Kukësit. I palodhur ishte edhe Ylli Hoxha, i cili shërbeu mjaft shpesh si majtas edhe djathtas sulmit.
MË PAK AKTIVI
Sulmuesit verdhezi ishin më pak aktivët dje. Ndonëse krijuan shumë raste, finalizimi i tyre mbeti i dobët. Ndërkaq edhe mesfusha nuk ishte në lartësinë e duhur. Ata nuk frenuan dot sulmet e kundërsulmet e miqve, që niseshin që nga mesfusha mike me Musollin e Hoxhën drejt Prognit e Allmuçës.
PROGNI: GOLI PËR BABANË
Mesfushori kuksian, Gerhard Progni, ka arritur të realizojë një eurogol në takimin e djeshëm ndaj kavajasve. Pas përfundimit të këtij dueli, ai u shpreh mjaft i lumtur, ndërsa ka pasur edhe një dedikim për këtë gol të realizuar. “Golin ia dedikoj babait, tifozëve kuksianë që erdhën e na mbështetën në Kavajë, si dhe trajnerit Cungu”,- ka përfunduar Progni.
(e.m/panorama sport/BalkanWeb)