Prindërit e 2 djemve cecene: FBI i kontrollonte prej 5 vitesh

DAGESTAN-Prindërit e dy djemve çeçenë që u akuzuan si bombëvënës në maratonën e Bostonit shprehen se djemtë e tyre janë të pafajshëm.
Zubeidat Tsarnaeva, nëna dhe Anzor Tsarnaeva thanë se fëmijët e tyre janë tepër të sjellshëm dhe se nuk besojnë që ata të kenë kryer vepra kaq të rënda.
“Jam i bindur në pastërtinë e fëmijëve të mi. Nuk e di cfarë ka ndodhur dhe kush e bëri këtë, vetëm Zoti lart do japë ndëshkimin e duhur. Faji jonë i vetëm është se jemi Cecenë, dhe mendonim se i vetmi vend ku mund të jetonim të qetë ishte Amerika, por tani as ky shtet nuk ofron më siguri”, tha Anzor për televizionin RT në një lidhje telefonike.
Prindërit e dy djemve jetojnë në Dagestan.
Sipas nënës së tyre, fëmijët nuk kanë lidhje me akte terroriste, por djali i tyre i madh vetëm prej besimit islam po përndiqej nga FBI prej 5 vitesh.
"Ata e kontrollonin atë, në cdo veprim, në cdo hap që ai hidhte. Dhe tani i ngarkojnë akte terroriste. Kurrë nuk e besoj se djemtë e mi bënë atë që ata e akuzojnë!” bërtiste nëna e dy djemve në lidhjen telefonike për televizionin, RT.
Ndërsa një fqinje tregon.
“Kam jetuar me familjen nga Cecenia dhe fëmijët e tyre kanë qenë të mrekullueshëm, nuk arirj dot ta besoj që ata të kenë kryer këtë akt kam të tmerrshëm”.
Një shoqe e djalit 19-vjecar, që aktualisht ndodhet në spital pasi u arrestua nga policia tha se “ Jam e shokuar. Dzhokhar është një person shumë studioz, do të bëhet mjek, është shumë popullr dhe në shkollë, e duan shumë miqtë këtu”.
Ndërsa ata që kanë jetuar së bashku me familjen cecene thonë se nuk kanë pasur kurrë ndonjë dyshim se djemtë e rinj kryenin akte kriminale në fshehtësi, policia pretendon të kundërtën. Sipas policisë amerikane, dy djemtë kishin arsenal armësh dhe planifikonin të kryenin sulme në masë si maratona e Bostonit, ditë më parë ku gjetën vdekjen 3 persona, mes tyre një fëmijë 8 vjec si dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
(d.b/BalkanWeb)