E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukësi pa ujë, zvarritet pafundësisht ndërtimi i ujësjellësit

Zgjidhja shihet tek ndërtimi i ujësjellësit të ri, punimet për të cilin kanë nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, por përfundimi i tij nuk dihet se kur do të përfundojë.

“Ne kemi informuar strukturat e larta shtetërore për këtë zvarritje, por problem sërish nuk ka marrë zgjidhje”, thotë kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj. Firma që ka nisur punimet dhe i ka braktisur, më shumë u ka sjellë dëme qytetarëve. Kështu, ujësjellësi i vjetër është dëmtuar, ndërsa nga firma ndërtuese janë dëmtuar edhe rrugët kryesore të qytetit. Gjendja është e njohur, por nga drejtuesit vendore vazhdon të mbahet qëndrim indiferent ndaj dëmtimeve që kjo firmë u ka sjellë banorëve.

Për ndërtimin e ujësjellësit të ri janë akorduar 3,5 milion euro, ndërsa punimet kanë qenë për të përfunduar në dhjetorin e vitit 2010. Në realitet, prej më shumë se një viti në këtë objekt nuk po punohet, ndërsa mbahet një qëndrim indiferent si nga investitori, ashtu edhe nga pushteti vendor.

Ndërsa në muajt e verës, drejtuesit e ndërmarrjes së ujësjellësit justifikoheshin me shpërdorimin e ujit nga konsumatori, tani në dimër ky justifikim nuk qëndron. Në bashkinë e Kukësit anë të regjistruar 3342 konsumatorë familjarë, 359 konsumatorë privatë dhe 70 konsumatorë shtetërorë. /Start/

                                                                                             2011-12-18 09:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›