E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 defektet e Ancelottit

Starti i Real Madridit në La Liga ka lënë shumë për t’u dëshiruar. Ekipi i italianit Carlo Ancelotti shfaqi shumë pasiguri sidomos në mbrojtje, edhe kishte lënë përshtypje të mira në gjashtë lojërat e zhvilluara deri më tani. Ndeshja hapëse ka krijuar konfuzion.

Ancelotti ka arritur të reduktojë problemet në mbrojtje, por në ndeshjen ndaj Betisit ishte sulmi ai që dështoi.Sipas të përditshmes Marca, e cila është e afërt me klubin madrilien, janë 10 defekte të cilat Ancelotti duhet t’i zgjidhë ndërkohë. Nuk ka sinkronizim mes krahëve. Loja me të dy krahët ofensiv tërheqë rrezik.Nëse mungon koordinimi mes krahëve, atëherë është problem i madh. Kundër Betisit kemi parë Carvajal dhe Marcelo të jenë tejet ofensiv, por në mbrojtje kanë dështuar. Pepe dhe Ramos zgjënjyen. Linja e fundit e mbrojtjes nuk kishte koordinim.

Ata humbën 86 topa, tepër shumë në një lojë me një skuadër jo të barabartë. Topat e fituar në mbrojtje, niseshin me shumë ngadalësi drejt sulmit. Nëse do të ishte fundi i sezonit do të arsyetohej me lodhje por e vërteta është se tani është vetëm fillimi. Ancelotti nuk duhet të eksperimentoj me Ozilin. Gjermani ishte shumë pasiv dhe kjo sigurisht si rezultat i ndryshimit të pozitës së tij. Ronaldo duhet të shënoj. Ndryshimi i pozitës së portugezit, i cili luajti sulmues tipik, pati pasoja ngase atij i duhet një largësi më e madhe për të tërhequr kundërshtarin dhe pastaj në stilin e Usain Bolt të niset drejt portës. “Los blancos” kishin pak rrjedhshmëri në lojën e tyre prandaj shumë herë u zunë në pozita jashtëloje, në veçanti Benzema dhe Ronaldo./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›