E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 3 kg heroine vinte nga Maqedonia

Operacion ne Durres Droga ne automjetin me targa SK 588 UC ku udhetonin dy maqedonas dhe nje kroat

Tre kilograme e 346 grame lende narkotike e llojit heroine eshte kapur gjate nje operacioni te policise se Durresit ne nje automjet qe levizte ne superstraden Tirane-Durres. Ndersa informacionet kane ardhur nga burime te sigurta qe ne momentin e futjes se mjetit nga Maqedonia per ne Shqiperi.

Operacioni eshte koduar Kodi 98 per nder te 98-vjetorit te Policise se Shtetit dhe si rezultat i tij jane prangosur 3 shtetasit e huaj qe ndodheshin ne automjetin ku u gjet droga si dhe u sekuestrua sasia e gjetur perfshire dhe aparatet celulare te personave te arrestuar. E paketuar ne gjashte pako e gjysme droga ishte fshehur ne automjetin me targa SK 588 UC ne te cilin udhetonin dy shtetas maqedonas dhe nje kroat qe jane vene nen masen e arrestit ne flagrance nga uniformat blu te Durresit per vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike.

Sipas burimeve policore lokale te arrestuarit e ketij operacioni jane Arif Arifi 39 vjec nga Tetova Fatmir Osmani 32 vjec nga Gostivari te dy me kombesi shqiptare dhe shtetesi maqedonase si dhe shtetasi kroat Berislav Vigrovic 43 vjec nga Zagrebi. Grupi hetimor po punon nderkohe per te zbardhur vendin e origjines dhe destinacionin e lendes narkotike si dhe nese ka persona te tjere te perfshire ne kete trafik.

Mjeti u ndalua per kontroll nga nje prej postblloqeve policore te ngritura ne kuader te aksionit qe po kryhet prej ditesh ne mbare vendin per te parandaluar krimin dhe rritur sigurine ne komunitet por informacionet per sasine e droges kane ardhur nga policia e Pogradecit. Uniformat blu kane ruajtur sekretin dhe kane sajuar nje postbllok per te mos dekonspiruar operacionin qe kishte nisur nga Seksioni i Antidroges ne Drejtorine e Policise se Korces. Makina eshte lene te hyje nga Maqedonia ne Shqiperi permes pikes se kalimit kufitar per te pare se per ku e kishte destinacionin pasi personat qe udhetonin me te dukeshin te dyshimte.

Zyrtarisht policia e Durresit tha se paraprakisht dyshohet se te arrestuarit mund ta kene blere drogen ne tregun shqiptar dhe kane dashur ta nxjerrin jashte kufirit. Nderkohe po kjo e fundit nuk perjashton mundesine e futjes se saj ne vend permes kufirit maqedono-shqiptar.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›