Kapet grabitesi i fundit i taksistit Sina
Identifikohet dhe kapet autori i fundit i grabitjes se taksistit ngjarje qe ndodhi ne Tirane diten e nderrimit te viteve. Behet fjale per grabitjen e ndodhur ndaj Ilmi Sines i cili u mor si taksist dhe rruges e keqtrajtuan i moren makinen dhe gjithe sendet e tjera personale. Burimet policore te kryeqytetit thane se ne lidhje me vjedhjen e taksistit u arrit identifikimi dhe kapja e bashkepunetorit te fundit ne kete vjedhje e ndodhur ne daten 01 janar 2011 ne afersi te Piaces. Sa me siper u realizua ndalimi i shtetasit Vladimir Petrit Kurti 20 vjec banues ne Kamez. Ky person ne bashkepunim me 19-vjecarin Hysen Daci dhe 18-vjecarin Gjon Zef Gjoka aktualisht te arrestuar dyshohet se i kane vjedhur me dhune mjetin taksi me targe TR 411 C 44-vjecarit Ilmi Xhelal Sina me banim ne Tirane si dhe nje shume prej 10 mije lekesh. Kapja e 20-vjecarit Kurti u arrit gjate oreve te vona te se merkures ne rrugen Myslym Shyri ne Tirane.
.