E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen tre te rinj grabiten me maska dy vellezer tregtare

Tirane Policia ve ne pranga dy vellezer dhe nje shokun e tyre nga Koder e Kuqe ne Babrru

Tre djem te rinj mes tyre dy vellezer kane perfunduar ne prangat e policise kryeqytetase pasi dyshohen se kane grabitur me arme dy vellezer tregtare. Ngjarja ka ndodhur tri dite me pare nderkohe qe arrestimi i tyre eshte bere diten e djeshme. Arben Gjonkola Agustin dhe Agim Nasufi jane arrestuar nga Komisariati nr. 5 ne bashkepunim me seksionin kunder vjedhjeve me arme. Sipas te dhenave hetimore behet fjale per vjedhjen me arme ndaj Adriatik dhe Ardian Burgut respektivisht te moshave 18 dhe 32 vjec. Keta te dy tregtare rrobash ne nje biznes te tyrin privat sapo kishin mbyllur punen dhe po ktheheshin per ne shtepi. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2000 te dates 11 janar ne vendin e quajtur Koder e Kuqe ne Babrru te Tiranes. Duke ecur rruges ata jane perballur me tre persona me maska dhe me arme te cilet i kane kercenuar per tu dhene parate. Te maskuarit trupa te imte i kane kanosur se do i vrisnin nese nuk vepronin sic i urdheronin. Te ndodhur ne kete situate Adriatik dhe Ardian Burgu kane nxjerre parate e xhiros ditore dhe ua kane dhene tre personave te maskuar. Keta te fundit jane larguar me shpejtesi nderkohe qe dy vellezerit kane njoftuar sherbimet policore. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Komisariatit nr. 5 dhe me pas hetimet i ka ndjekur seksioni kunder vjedhjeve me arme dhe dhune. Dy vellezerit kane shpjeguar se cfare kishte ndodhur nderkohe qe policia ka shoqeruar disa te dyshuar. Nga mbledhja e informacionit dhe te dhenat e tjera hetimore grupi i punes ka mundur te identifikoje te dyshuarit. Ne keto kushte policia deklaroi se autoret e dyshuar te ngjarjes jane Agustin dhe Agim Nasufi perkatesisht 20 dhe 18 vjec dhe Arben Gjonkola 21 vjec te gjithe nga Babrruja. Sipas policise vec kercenimeve ata kane goditur dy vellezerit tregtare me qellim qe ata te mos njoftonin policine. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Agustin Nasufi eshte gjetur nje pushke si dhe 336 fisheke. Gjithashtu policia sekuestroi nje qese te zeze ne formen e kapucit sende te cilat kane sherbyer per te realizuar vjedhjen.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›