E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrat postare: Sot dhe nesër nuk do të ketë kupona

Burime nga zyra postare kanë bërë të ditur për “News24” se për shkak të mungesës së kuponave të pagesës për kartat e identitetit, sot dhe nesër nuk do të jetë e mundur pajisja e qytetarëve me to. Kjo mungesë vjen për shkak të vonesave në furnizim. 

TIRANE- Dhjetra qytetarë janë paraqitur sot pranë zyrave postare për tu pajisur me kuponin për kartat e identitetit, por u është dashur të kthehen pas pa mbaruar punë. Burime nga zyra postare kanë thënë për televizionin “News24” se në zyrat postare nuk ka mbërritur ende furnizimi i ri me kuponat e pagesës. Si rezultat, sot dhe nesër qytetarët nuk do të mund të sigurojnë dot kupanat e pagesës për kartat. Furnizimi pritet të vijë ditën e enjte, ndërkohë që shumë qytetarë shprehen të shqqetësuar në lidhje me këto mungesa. Qytetarët që janë më tepër të interesuar për pajisjen me karta identiteti, jan ëat që kanë probleme me sigurimin e vizave në ambasadat e huaja. Mësohet se në zyrat e aplikimit në njësinë bashkiake numër 11 po vazhdon puna për ata qytetarë të cilët arritën të sigurojnë kuponin, i cili kushton 12 mije lekë.


Ditën e djeshme,  Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve tu drejtohen zyrave postare për të bërë aplikimin për kartat e identitetit, duke përmendur edhe sanksionet që do të vendosen për të gjithë ata që nuk aplikojnë. Kështu, për të mos e lënë procesin e pajisjes me karta , në kuadrin e nje procesi fakultativ, Ministria ka vendosur që në rast mosaplikimi, nuk do të jetë e mundur tërheqja e pagave mujore , pensioneve, madje do të pengohet edhe dalja jashtë vendit.
Të trembur nga sanksionet dhe duke ju përgjigjur thirrjes së Ministrisë, qytetarët kanë rendur për të bërë pagesën, por ju është dashur të kthehen në shtëpi duarbosh.

(e.n /News24 /Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›