Kukulla shqiptare që shqetësoi maqedonasit

Një djalosh i veshur me veshje kombëtare dhe një kallashnikovë, por lodër plastike është përfshirë si një ndër lajmet kryesore në mediet në Maqedoni dhe rajon.
Djaloshi ka qenë në fokusin e shumë fotografëve dhe kamerave, por ai nuk i ka shpëtuar edhe fotografive përkujtimore me manifestuesit që shëtisnin dje rrugëve të Shkupit, duke festuar 100 vjetorin e pavarësisë, informon INA.
Një pjesë e portaleve maqedonase kanë shkruar se edhe pse kallashnikovi ishte lodër, me këtë gjest bëhej një porosi jo e mirë. Djaloshi ka nxitur debate dhe reagime në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësime se policia nuk ka reaguar ndaj skenave të tilla jopaqësore./Indeksonline/