Peticion për referendum e bashkimit Shqipëri- Shqipëri

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka mbajtur në Prishtinë një konferencë për shtyp ku ka prezantuar nismën më të fundit të kuqezinjve “Peticionin për mbajtjen e referndumit për bashkimin e Shqipërise me Kosovën”. Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp kreu i AK i ka bërë apel mbarë kombit shqiptarë që të bëhen pjesë e nismës së Aleancës Kuq e Zi dhe të firmosin peticionin që do të pasohet nga kërkesa për referendunim për bashkimin e dy shteteve shqiptare.
“Peticioni do të nisë të nënshkruhet me 28 Nëntor në kufiriin Shqipëri-Shqipëri, aty ku para 100 vitesh shqiptarët u ndanë aty do të nisë bashkimi për realizimin e aspiratës shekullore të kombit shqiptarë për bashkim” deklaroi Spahiu. Duke shpjegur detaje të tjera mbi nismën e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu bëri të ditur se peticioni që do të firmoset nga miliona shqiptarë do t’i dorëzohet dy parlamenteve në Tiranë dhe Prishtinë, të cilët do të duhet të votojnë për referendumin popullir për bashkim. “Populli do të votojë bashkimin e dy Shqipërive. Peticioni do të shkele në të gjithe qytetet, fshatrat, komunat dhe lagjet e shqiptarëve. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje ndërkombëtarëve që të monitorojnë procedurat, hapat dhe gjithcka lidhet me nismën e Aleancës kUq e Zi” deklaroi Kreshnik Spahiu nga Prishtina.
Aleanca Kuq e Zi do të tubohet me 28 Nëntor në kufirin e Morinës dhe ka zgjedhur pikërisht këtë pike ku shqiptarët u ndanë 100 vjet më parë për të nisur një kapitull të ri, atë të bashkimit. “Aleanca Kuq e Zi do të zhvillojë një tubim gjigand në Morinë me 28 Nëntor në kufirin Shqipëri-Shqipëri, në Morinë, dhe prej aty do të nisë rrugimin peticioni për referendumin që Aleanca Kuq e Zi prezanton sot. AK kërkon heqjen e pikave kufitare dhe doganore dhe kjo ka qene, është dhe do të mbetet shtylla kryesore e programit të kuqezinjve. Prandaj 28 Nëntori në morinë do të mbledhe shqiptarë nga të gjitha trevat dhe trojet etnike për ti treguar faktorin politik të dy shteteve shqiptare se aspirata shekullore e shqiptarëve për bashkim kombëtare duhet të nisë. Aleanca Kuq e Zi denoncon në këtë 100 vjetor dështimin e Berishës dhe Thacit për realizimin e bashkimit të shqiptarëve pasi ky bashkim nuk mund të bëhet me deklarata sporadike vetëm në raste festash. Aleanca Kuq e Zi prej themelimit të saj si lëvizje patriotike politike është zotuar për të realizuar bashkimin e shqiptarëve” deklaroi kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu nga Prishtina./Indeksonline/