E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar: Vendimet e EULEX-it s'janë të motivuara politikisht

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar përmes një komunikate për shtyp ka thënë se e kupton ndjeshmërinë dhe emocionet lidhur me rastin e fundit të EULEX-it.

Megjithatë, ai po ashtu dëshiron të theksojë se politikanët dhe institucionet politike duhet, për çështje parimore, t’u shmangen komentimeve për rastet që vazhdojnë.

"Parim themelor i çdo shoqërie moderne, demokratike është mosndërhyrja në proces gjyqësor. Gjykatësit veprojnë në mënyrë të pavarur, prokurorët veprojnë në mënyrë autonome, dhe të akuzuarit janë të pafajshëm derisa të dëshmohet fajësia e tyre. Vendimet e prokurorëve dhe gjykatësve të EULEX-it kurrë nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë të motivuara politikisht. Ne të gjithë e dimë se në mënyrë që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, sundimi i ligjit duhet të forcohet dhe të respektohet. BE-ja bashkë me të gjitha instrumentet e saj, përfshirë EULEX-in, është këtu për të ndihmuar. Unë e mbështes plotësisht EULEX-in në misionin e tij. EULEX-i dhe stafi i tij po ashtu mbështeten plotësisht edhe nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian", ka thënë Zbogar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›