Berisha:Kërkojmë bashkëpunim me opozitën

Kryeministri Berisha ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për të kryer reformën në drejtësi. Në këtë kuadër kryeministri ka vlerësuar miratimin e kodit të ri zgjedhor kaq muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokratë, kreu i qeverisë ka siguruar për vijimsinë e reformave edhe gjatë këtij vitit elektoral. Ndërkaq kryeministri Berisha ka bërë të ditur se shumë shpejt parlamentit do ti shkojë edhe ligji për lejet e ndërtimit një sector jo pak problematik. Kryeministri ka përsëritur edhe një herë tjetër se kërkesat e progres raportit të BE-së për shqiperinë do të jenë program pune i kësaj qeverie .