E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: MASH nuk miraton masterat e nivelit të dytë

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule , kërkon nga ministria e Arsimit dhe institucionet përkatëse që të miratohen sa më shpejtë programet e masterave të nivelit të dytë nëpër fakultetet e universitetit publik të Tiranës.
Sipas Dhori Kules, Universiteti i Tiranës po diskriminohet dhe studentëve po u mohohet e drejta për të vazhduar studimet në universitetin publik, sepse disa nga universitetet jo publike, tashmë kanë marrë miratimet për master të nivelit të dytë .
"Nga 61 programe për master të nivelit të dytë ,vetëm 6 janë miratuar deri më tani", është shprehur rektori i Universitetit të Tiranes, Dhori Kule. Këto 6 mastera të miratuara janë të fakulteti ekonomik në UT .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›