E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, rezultatet në të gjitha shkollat

Të gjithë maturantët mund t'i shikojne rezultatet e tyre të provimeve me zgjedhje të afishuara nëpër shkollat e tyre përkatëse. Kështu është shprehur drejtori i Agjensisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve Alfons Harizaj .Ai ka deklaruar se rreth 38 mije maturatë i janë nënshtruar provimeve me zgjedhje dhe pas korrigjimit të këtyre provimeve janë shpallur dhe rezultatet të cilat janë afishuar nëpër të gjitha gjimnazet. Alfons Harizaj, është shprehur gjithashtu se tani i takon institucionit përkatës, APRIAL të vazhdojë procedurat e mëtejshme.Së shpejti pritet që të niset dhe llogaritja e komponentëve të maturës shtetërore 2009 , dhe të përcaktohen listat e fitueseve nëpër universitetet publike të vendit , sipas kuotave të caktuara .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›