E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Politika tentoi të manipulonte zgjedhjet

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i mandatuar edhe për një periudhë 4 vjeçare është shprehur se gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në fakultete ka ndërhyrë politika për të manipuluar studentët.

Kule ka deklaruar se grupe të rinjsh të iniciuar nga parti të ndryshme politike kanë ndarë trakte ku fyeshin dhe shaheshin kandidatët.

U bënë përpjekje për të injektuar një virozë helmuese ndaj univeristetit dhe kjo ishte një provë për të treguar nëse ky organizëm do ta përballonte apo jo.
Struktura politike, që morën përgjigjen e merituar, u përfshinë në situata për të ardhur keq, duke shpërndarë trakte në errësirë tha Kule.

Gjatë një deklarate për median ai i ka brë thirrje politikës të qëndrojë larg dyerve të fakulteteve dhe sipas tij zgjedhjet universitare duhet të shërbejnë si model për të.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kule: Ligji, pazare për interesa të universiteteve private Tiranë Qeveria shqiptare është duke hartuar një projektligj për...
  2. Kule: Numri i kuotave, 1/3 e vitit të shkuar akademik Tiranë – Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule në...
  3. Dhuna në familje, Nishani: Politika të ashpra ndëshkuese Tiranë- Krijimi i kushtëve mbrojtëse për femrat e dhunuara, si...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›