E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min. e Punës:Në Shqipëri ka vetëm 13.3 % të papunë

Edhe pse opozita pretendoi shifra dy herë më të larta të papunësisë Zv Ministri i i Punës Kastriot Sulka gjatë raportimit në Komisionin e çështjeve sociale deklaroi se në Shqipëri ka vetëm 13.3 % të papunë.

Sipas përfaqësuesve të PS në këtë komision të dhënat e Ministrisë së Punës nuk janë reale pasi njerëz në kërkim të punës regjistrohen 36.4% e qytetarëve, por nga ana e saj Ministria këmbngul në shifrat zyrtare ku zona më e prekur nga ky fenomen është zona veri-lindore
 

Në këtë seancë nuk ka munguar debati në lidhje me regulloren e re të Komisinit të ligjeve, i cili ka vijuar më tej me pa praninë e mediave. Palët kanë shkëmbyer akuza nëse raporti i Ministrisë së Punës duhet të ishte i shoqëruar me debat apo jo.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›