Kule: Të rishikohet kohëzgjatja e cikleve të studimit master
të studimit, master, të cilat duhet të kenë të njejtën kohëzgjatje, pavarësisht emërtimeve të ndryshme. "Nuk është normale që ata të jenë të diskriminuar në kohë, pra, nëse masteri shkencor është dy vite studimi, është e natyrshme dhe normale që po kaq të jetë në kohë dhe masteri profesional, po aq kredite të ketë dhe njëri dhe tjetri. Seleksionimi dhe diferencimi bëhet te fakti i kritereve", tha Dhori Kule, kryetar i Konferencës së Rektorëve. Një ndërhyrje tjetër që duhet të bëhet në këto ndryshime të ligjit të Arsimit të Lartë, janë dhe vlerësimi që duhet ti bëhet diplomave që janë shpëndarë në vitet e kaluara. "Diplomat e dhëna para daljes së këtij ligji, sikurse aktualisht ligji ka bërë një vlerësim, ne nuk mund ti zhvlerësojmë në kohëzgjatje dhe në vlerësimin në raport me diplomat e reja. Dhe në këtë pikë projekti do të korrigjohet", vijon Kule. Sipas Kules, viti i ri akademik, do të nisë me cikle të reja studimi në master, por përpara se ato të zbatohen në universitete, do të duhet miratimi unanim i ndryshimeve, nga aktorët e interesit, dhe më pas nga Parlamenti. Por ligji i Arsimit të lartë është kontekstuar edhe nga rektorët e tjerë të universiteteve