E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tinguj klasikë nga Officina Popolare, në skenën e TKOB

Në kuadër të aktiviteteve të shumta të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës për stinën Italia dhe Shqipëria 2010: dy Popuj, një Det, një Miqësi në Teatrin e Operës dhe Baletit u shfaq për herë të parë një koncert i Officina Popolare-Grande Orchestra del Sud Italia. Orkestra e përbërë nga Giovanni Mauriello, themeluesi historik i Nuova Compagnia di Canto Popolare,

nga një seksion tamburesh me kornizë me Arnaldo Vaça solist, nga një seksion organosh të vogla me Alessandro Parente solist, nga një seksion ritmik kitarash, harqesh, fizarmonikash dhe flautesh, nga zëra solistësh dhe nga dy valltare dhuroi mbrëmë emocione të veçanta tek publiku. 22 elementët e orkestrës u drejtuan nga Antongiulio Galeandro. Zëri pa kohë i Giovanni Mauriello na çon në hapat e para të Nuova Compagnia di Canto Popolare e famshme në botë për hyjnoren Gatta Cenerentola të Roberto De Simone. Me Nuova Compagnia di Canto Popolare ka kryer një aktivitet koncertor intensiv, që e ka shoqëruar në gjithë botën, nga opera House i Sidney në Festival të Berlinit, të Karacasit, Parisit, Buenos Aires. Në fushën e teatrit ka mbuluar rolet e para në riprodhime prestigjioze si La Gatta Cenerentola, La cantata di Masaniello, Carmina Vivianea. "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", një stinë e madhe evenimentesh, që ka për qëllim të theksojë raportin e mrekullueshëm ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si dhe ndërmjet italianeve dhe shqiptareve. Në fakt lidhjet janë tradicionalisht shumë të forta. Afrimiteti kulturor dhe miqësia ndërmjet dy vendeve përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kësaj lidhje dhe bashkëpunimi është shumëanësh.  Programi "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", do t'ju lejojë të merrni pjesë në 25 koncerte dhe spektakle, 5 prezantime kinematografike, 10 ekspozita fotografie, 28 konferenca, 5 manifestime sportive, 7 iniciativa në sektorin e ekonomisë dhe tregtisë, 6 aktivitete në fushën e arsimit dhe 5 konkurse me tematika të ndryshme. Nga marsi në qershor "Italia dhe Shqipëria 2010-dy Popuj, një Det, një Miqësi", është një moment i rëndësishëm për reflektim dhe argëtim, në drejtim të miqësisë mes dy vendeve.

Last Updated on Thursday, 13 May 2010 20:11

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›