Kule rizgjidhet rektor: FRESSH trakte kundra meje
TIRANË- Dhori Kule, i rizgjedhur në postin e rektorit të Universitetit të Tiranës edhe për një mandat të ri 4-vjecar, vlerësoi se me zgjedhjet e këtij viti Universiteti i Tiranës e meriton plotësisht autonominë, pasi përballoi me sukses manipulimet e qëllimishme nga strukturat politike.
Në një konferencë për mediat, Kule ka akuzuar FRESSH-in se ka tentuar të destabilizojë procesin zgjedhor përmes trakteve, sipas tij denigruese për kandidatë të caktuar të hedhura në Fakultete.
“Ndihem krenar që në fund të procesit zgjedhor, ajo që kisha si merak, si mision, si mesazh u realizua suksesshëm. Fitoi Universiteti i Tiranës, kisha dhe e kam përmendur shpesh se në fund të këtij procesi nuk do të ketë të humbur dhe nuk ka të humbur. Ksihte situata të tilla për të ardhur keq, në errësirë, u shpërndanë trakte errësire. Trakte të zeza, të cila mund të ishin vetëm të kohës së nazizmit. Trakte të cilat i thonë Universiteteve, pedagogëve dhje studentëve, votoni kundër pedagogëve të partisë në pushtet. Të tilla trakte kanë në fund porositëtin e tyre, struktura e FRESSH”,- akuzoi Kule.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zgjedhjet në Universitete, pritet shpallja e rezultateve për rektorët dhe dekanët VIDEO: Kule rizgjidhet rektor: FRESH trakte kundra meje