E Diel, 1 Nëntor 2026

Laborantja Eleni Basho, Policia: Pranga bashkëshortit, organizoi vrasjen

TIRANE-Pa kaluar as një muaj nga dita kur Eleni Basho u ekzekutua me tre plumba në derën e shtëpisë, policia i ka shtrënguar prangat në duar bashkëshortit të saj, Ilia Basho.

Lajmi u botua sot ne Gazeta Shqiptare pasi u konfirmua nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, e cila pretendon se ka prova të forta që vërtetojnë implikimin e Bashos në vrasjen e të shoqes.

Drejtori i Policisë së Tiranës Berndard Caushaj bëri të ditur sot paradite zyrtarisht se bashkëshorti i laborantes është arrestuar nën dyshimin se është bashkëpunëtor në vrasjen e Eleni Bashos.
"Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda, në sajë të një pune intensive hetimore, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vrasjes së shtetases Eleni Bashos, 33 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur më datë 2 Shkurt 2012 në Shkozë Tiranë. Gjatë ecurisë së hetimit, Grupi Hetimor i përbërë nga Specialistë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Specialiste nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë të mundur ndalimin e autorit, (bashkëshortit të viktimës) shtetasit Ilia Thanas BASHO, 38 vjeç, me banim në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë bazuar në Urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 21 Shkurt 2012, pas grumbullimit të provave dhe fakteve, të cilat vërtetojnë implikimin e këtij shtetasi, si organizator i vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ndaj Eleni Bashos.
Ndaj autorit të dyshuar të vrasjes, u mor masa e menjëhershme e ndalimit për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me paramendim ”, citon njoftimi i sotme per shtyp i Policise se Tiranes.
Vrasja e Eleni Bashos ndodhi mbremjen e 2 shkurtit ne Shkoze ku laborantaj ka biznesin dhe banesen. Vetem 1 ore me pas po ne Tirane nga plumbat qe iu shkrehen disa personave ne nje automjet tek Komunat e Parisit u vra aksidentalisht nje tjeter femer, Megi Hysa.

Eleni zbuloi lidhjen jashtemartesore te bashkeshortit
Gazeta Shqiptare shkruan sot se ne fakt, Ilia Basho është dyshuar që në krye të herës për ekzekutimin e nënës së dy fëmijëve vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në Shkozë të Tiranës, por ai kishte dhënë në polici një alibi të fortë sikur ndodhej në një farmaci shumë larg shtëpisë në momentin kur është vrarë gruaja e tij. Por, policia ka mundur të sigurojë provat për ta dërguar prapa hekurave. Motivi i vrasjes së 2 shkurtit dyshohet të ketë ardhur për shkak të zënkave dhe konflikteve të forta në çift, që kishin lindur si pasojë e një lidhje jashtëmartesore që kishte pasur Ilia Basho për afro një vit. Mesa duket Eleni nuk e ka pranuar një fakt të tillë, e për këtë shkak përplasjet mes tyre ishin bërë të vazhdueshme, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e jetesës së përbashkët.
(Lajmi i plote sot ne GazetaShqiptare).

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›